E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shkodrës arreston 5 të akuzuar për vjedhje

Klodian S. dhe Abedin B., të dy 19 vjeç, me banim në qarkun e Shkodrës, ishin shpallur në kërkim një muaj më parë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen të kenë vjedhur një banesë në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit të Shkodrës. Sipas zëdhënëses së policisë së qarkut, Fatbardha Çelepia, dy të rinjtë kanë grabitur në këtë banesë disa sende ari, me vlerë rreth 120 mijë lekë, një aparat telefoni celular dhe një sasi lekësh.
     
Në operacion tjetër, policia ka ndaluar tre adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, të cilët akuzohen se kanë grabitur dy pushues në plazhin e Velipojës. Në pranga kanë rënë Valentin S., 17 vjeç, Besmir Gj. 17 vjeç dhe Arbër N., 16 vjeç, të tre me banim në Shkodër.
     
“Tre ditë më parë, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, adoleshentët e ndaluar u kanë grabitur dy pushuesve aparate celulari, dy portofola me një shumë lekësh dhe sende personale prej floriri”, thanë burimet e policisë, ndërsa shtuan se dy prej adoleshentëve kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›