Policia e Shtetit: Ja shkeljet që Prenci i bëri ligjit
TIRANË-Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit reagoi sot ndaj deklaratave të Shemsi Prenci, i dorëhequr nga drejtuesi i Policisë së Qarkut të Dibrës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, nga të dhënat e grumbulluara në kuadër të këtij procesi disiplinor ka rezultuar se, “duke qenë në detyrën e Drejtuesit të policisë së Qarkut Dibër, drejtuesi i parë Shemsi Prenci, ka kryer disa shkelje:
-Ka fyer personelin e Komisariatit të Policisë, Bulqizë
-ka fyer me fjalë të rënda fyese një përfaqësues të Zyrës së përmbarimit Mat
-ka dhënë masa disiplinore për vartësit në mënyrë tendencioze
-ka kryer lëvizje të personelit të pamotivuara dhe në kundërshtim me rregulloren e personelit të Policisë së Shtetit.
-ka kryer veprime arbitrare në kundërshtim me ligjin bazuar kjo dhe në vendimet e Prokurorive të rrethit Gyjqësor Dibër dhe Mat, të cilat i kanë cilësuar të paligjshme veprimet e kryera nga strukturat e Policisë së Qarkut Dibër për sekuestrimin e kamionëve të ngarkuar me mineral kromi, veprime këto të urdhëruara prej tij në cilësinë e Drejtorit të Policisë së Qarkut”.
Më tej, Policia e Shtetit theksoi në njoftimin për shtyp se “Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme me shkresë zyrtare drejtuar Policisë së Shtetit ka kërkuar pezullimin nga detyra e tij për mospengim të hetimeve, pasi ka filluar hetimet në ngarkim të tij nën akuzën e kryerjes së veprave penale të shpërdorimit të detyrës, veprimeve arbitrare dhe kallzimit të rremë, duke kryer veprime arbitrare dhe shoqërime të paligjshme të personave e bllokuar mallrat e tyre, duke cënuar në këtë mënyrë të drejtat e tyre”.
(d.b/BalkanWeb)