Garuli: Ndotja akustike, ndëshkohen 78 subjekte
26/10/2009 Flet këshilltari në Ministrinë e Mjedisit Aleksandër Garuli
Niveli i lartë i zhurmave të raportuara nga banorët në çdo orë të ditës apo natës ka ngritur më këmbë strukturat e Ministrisë së Mjedisit, që kanë ndërmarrë një sërë inspektimesh në rrethe të ndryshme të vendit, ku kanë ndëshkuar subjekte të shumta abuzuese. Objekt i kontrollit nuk kanë qenë vetëm subjektet private, siç janë lokalet, që shkaktojnë nivel të lartë të ndotjes akustike pas orës 23:00, por edhe ndërmarrjet prodhuese që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë zonave të banuara. Në një intervistë për gazetën “Metropol” këshilltari i ministrit në Ministrinë e Mjedisit Aleksandër Garuli tregon ndryshimet dhe lëvizjet që janë bërë në evidentimin e subjekteve që ndikojnë në shtimin e ndotjes akustike në vend. Sipas tij, çdo bashki bën hartën e saj, ku përcakton se si duhet të jenë zonat pranë shkollave, spitaleve, institucioneve të tjera publike. Në bazë të kësaj harte bëhet dhe monitorimi i abuzuesve. Garuli tregon se nuk mund të pranohet që ndotja akustike të jetë në të njëjtat norma në zona të caktuara, p.sh., nuk mund të ketë të njëjtin nivel zhurmash si te zona e Zogut të Zi dhe pranë spitalit të QSUT-së.
- Si paraqitet ecuria e kontrolleve për minimizimin e ndotjes akustike, si dhe çfarë parashikon kuadri ligjor për strukturat përgjegjëse për parandalimin e rritjes së këtyre treguesve?
- Problemi i zhurmave deri dje është konsideruar një problem dytësor dhe i harruar, duke mos i vlerësuar siç duhet shqetësimet që sjellin në popullatë. Megjithatë, për të parandaluar këto probleme janë ndërmarrë kontrolle të shumta kundrejt subjekteve që shkaktojnë këtë fenomen. Problemi i zhurmave tashmë është kthyer në një problem që kërkon zgjidhje. Aktualisht vendi ka një kuadër të plotë ligjor, në të njëjtin rang me atë që përdoren në vendet evropiane kundër rritjes së nivelit të ndotjes akustike. Ligji ngarkon disa struktura që duhet të merren me emetimin e subjekteve që shkaktojnë zhurmë, si dhe masat ndëshkuese që duhet të jepen ndaj shkelësve dhe emetuesve të zhurmave. Konkretisht bëhet fjalë për pushtetin vendor dhe policinë bashkiake, e cila ka detyrë parësore, siç e shpreh dhe ligji, evidentimin e subjekteve abuzuese dhe përcaktimin e zonave sipas nivelit të rëndësisë. Në luftën kundër ndotjes akustike janë edhe struktura të tjera, si Ministria e Mjedisit me agjencitë e saj rajonale inspektuese, si dhe Policia e Shtetit apo Inspektorati i Shëndetit Publik. Të gjitha këto struktura në bashkëveprim me njëra-tjetrën duhet të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemit të zhurmave.
- Realisht si ndërveprojnë këto struktura me njëra-tjetrën, a e kryejnë si duhet rolin e tyre?
- Unë do të dëshiroja që ti ndaja pak rolet e këtyre strukturave. Ministria e Mjedisit, një nga strukturat më të rëndësishme, është treguar shumë më aktive sesa të tjerat që u përmendën pak më lart për zbatimin e ligjit kundër ndotjes akustike. Për këtë ne kemi qenë shpesh më shumë nxitës dhe më aktivë e kërkues ndaj pushtetit vendor deri në aktivizim e tyre. Ndërkohë ligji përcakton gjithashtu detyrimet që ka pushteti vendor në ndarjen e hartës me ndotjen akustike, ku çdo bashki brenda territorit të saj duhet të përcaktojë zonat që duhet të jenë absolutisht të qeta, të qeta dhe normale. Në varësi të kësaj harte dhe ndarjeje të paraqitur nga bashkia e çdo rrethi, bëhet edhe përcaktimi i kufirit minimal të ndotjes që duhet të ketë secila zonë. Po në varësi të kësaj ndarjeje në rast të tejkalimit të normave të lejuara ndërmerren masa ndëshkuese kundrejt subjekteve abuzuese, qofshin këto publike apo private. Kështu, në varësi të zonës përcaktohet dhe norma e lejuar e zhurmës. P.sh., në zonat absolutisht të qeta nuk duhet të ketë një ndotje më të lartë sesa 35 decibel db (njësia matëse e ndotjes), në zonat e qeta deri në 55 db dhe në zonat normale deri në 70-75 db.
- Cilat janë masat ndëshkuese të vëna kundrejt subjekteve abuzuese në inspektimet e bëra gjatë kohëve të fundit?
- Fatkeqësisht në vendin tonë në zonat që duhet të jenë të qeta ndodh që ndotja të jetë në të njëjtat nivele me zonat e tjera. Nga kontrollet që kanë bërë inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në të gjitha rrethet e tjera të vendit në të 12 prefekturat, janë vënë re një sërë shkeljesh nga subjekte të ndryshme. Ndaj këtyre subjekteve ne kemi marrë masat ndëshkuese me gjobë dhe pezullim aktiviteti deri në përmirësim të kushteve. Megjithatë, më duhet të theksoj se kontrolli nuk ka të bëjë vetëm me subjektet që kuptohen rëndom, siç janë lokalet, por edhe me subjektet prodhuese apo të zhvillimit industrial, përpunimit të metaleve e çdo lloj tjetër që shkakton ndotje akustike në mjedis, kjo pasi ligji i zhurmave nuk lejon që këto të fundit të ushtrojnë aktivitet ranë qendrave të banuara. Nga kontrollet ka rezultuar se rreth 21 subjekte kanë marrë gjobën maksimale që përcakton ligji, në vlerën 500 mijë lekë. Ndërsa 56 subjekteve të tjera u është pezulluar leja e ushtrimit të aktivitetit deri në plotësimin e kushteve për eliminimin e ndotjes që shkaktojnë. Kjo nuk është thjesht një fushatë e ndërmarrë, por ka të bëjë me detyrimin ligjor që ne kemi për të imponuar zbatimin e ligjit mbi zhurmat.
- Si do të vijojë ecuria e kontrolleve?
- Ndotja akustike nuk mbetet në të njëjtat ritme gjatë gjithë vitit, çka do të thotë se ecuria e saj është e ndryshme në periudha të caktuara. Në varësi të kësaj të fundit do të varet edhe ecuria e kontrolleve dhe inspektimeve nga strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Mjedisit. Sigurisht që në periudha të ndryshme të vitit shtohet niveli i ndotjes akustike. Për shembull, në verë, sidomos në zona turistike, pranë plazheve, që kanë dhe numër të lartë frekuentuesish, ndotja akustike rezulton të jetë në nivele të larta për shkak të zhurmës që krijohet nga lokalet e natës. Këtu bëhet fjalë për zona të caktuara, siç janë plazhet e Vlorës, Durrësit, Sarandës, Lezhës etj., ku janë gjobitur një sërë lokalesh, të cilat krijonin shumë zhurmë gjatë orëve të mesnatës. Në këtë periudhë kontrollet do të shtohen dhe do të jenë më të shpeshta. Detyrimisht që për monitorimin e këtyre të fundit do të kërkohet bashkëpunimi me strukturat e policisë bashkiake. Këtë vit ligji ka dhënë rezultatet e duhura në krahasim me vitet e shkuara. Pranë të gjitha këtyre plazheve janë ndërmarrë aksione të shumta kontrolli për mbyllje të lokaleve që shkaktonin ndotje akustike pas orës 23:00 të mbrëmjes, që është kufiri i fundit që lejon ligji. Ndërkohë monitorimi i situatës do të jetë permanent dhe i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, por më intensiv do të bëhet në periudhat kur ndotja shtohet, të cilat tashmë dihet se kur janë.
- Konkretisht për kryeqytetin cilat janë zonat më problematike për sa i përket ndotjes akustike?
- Ndotja akustike ishte në nivele të larta në pjesën dërrmuese të zonave në kryeqytet deri para pak kohësh. Por me shtimin e inspektimeve dhe ndërmarrjen e fushatave për ndëshkimin e pezullimin e aktivitetit të subjekte shkaktuese një tregues i tillë është përmirësuar së tepërmi. Megjithatë, paraqiten më problematiket zonat ku ka përqendrim të madh lokalesh, por edhe zona të tjera, në të cilat gjatë orëve të ditës kryhen punime të ndryshme. Kështu, në kryeqytet renditet si më problematike zona e ish-Bllokut, zonë e cila do të jetë prioritet në inspektime. Ndërkohë që shqetësuese rezulton të jetë edhe zona pranë spitalit të QSUT-së, e cila duhet të jetë e veçantë. Kjo zonë nuk duhet të hyjë te zonat normale, por te zonat absolutisht të qeta. Fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodh në vendin tonë. Nëse bashkia do të kishte ndarë hartën dhe do të kishte përcaktuar që kjo zonë duhet të jetë absolutisht e qetë, atëherë do të ishin vendosur dhe tabelat për të treguar se ndalohet qoftë edhe rënia e borisë apo zhurma të tjera të nivele të ndryshme. Të gjitha subjektet që emetojnë zhurma pranë kësaj qendre spitalore, sipas ligjit, duhet të largohen. Këto janë dhe dy pikat më problematike për sa i përket ndotjes akustike, por nuk përjashtohen dhe zona të tjera, veçanërisht ato ku kryhen punime.
- Shpeshherë është thënë se ndotja akustike në vendin tonë është disa herë më e lartë se në vendet e tjera fqinje. Sipas të dhënave që disponon dikasteri juaj, sa e vërtetë është kjo gjë?
- Nuk është se vlerat e gjetura te ne janë shumë herë më të larta sesa ato të vendeve të zhvilluara. Megjithatë, nuk përjashtohen periudhat kur ndotja akustike në vendin tonë ka qenë në ritme alarmante. Kjo sidomos kohë më parë, kur në zona të caktuara kryheshin punime të shumta, si dhe ne zonat ku lokalet e natës rrinin deri në orën 2:00 apo 3:00 hapur, duke emetuar zhurma të larta. Këto janë kufizuar në masë, por do të kufizohen edhe më shumë në saje të kontrolleve që do të vijojnë. Me kufizimin e tyre mund të themi se jemi pranë normave të lejuara nga vendet e Bashkimit Evropian (afërsisht, pasi ka ende shumë punë për të bërë). Ky intensitet kontrollesh ka bërë që ndotja akustike të zbresë pranë normave të lejuara. Ajo që duhet theksuar është se kemi një mobilizim të strukturave të Ministrisë, të cilat, si pasojë e kësaj lëvizjeje, kanë vënë në lëvizje edhe dikasteret e tjera që e kanë për detyrë të luftojnë ndotjen akustike.
Intervistoi Pranvera Kola