Policia e Tiranës, Prençi: Jo të gjitha ngjarjet janë evidentuar dhe hetuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi tha dje gjatë analizës së vitit që po mbyllet në policinë e Tiranës, se jo të gjitha ngjarjet janë evidentuar dhe hetuar.
“Jo të gjitha kallëzimet e bëra nga ana e qytetarëve janë mbajtur shënim, nuk duhet t’u bëjmë cirk duke i drejtuar nga një komisariat në tjetrin, nga nj sektor në tjetrit, edhe kjo gjë do të zgjidhet shumë shpejt”, deklaroi Prençi. Ai më tej tha se “përshëndet fjalën e Avokatit të popullit i cili vuri në dukje kushtet e Komisariatit të Fierit të cilat janë shumë të mira, duke premtuar se “në vitin që vjen të gjitha komisariatet do të kenë kushte shumë të mira”. “Dua të theksoj, - vijoi Prençi, - se puna e policisë është një potencial për të shkelur të drejtat themelore të njeriut. Kurse shtoi se “nëse një oficer do të mendojë se jam në vëzhgim nga avokati i popullit, është SHKB-ja, prokuroria unë do ta quaja atë të paaftë. “Nuk duhet të ketë frikë në kryejeni procedurale ligjore për shoqërimin apo edhe arrestimin e personave”, u shpreh ai.