Meta ironizon PSD-në: Parti pa elektorat, përfaqësohet si pasojë e “Dushkut”
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka ironizuar nivelin politik të demonstruar gjatë kësaj kohe nga Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, duke theksuar se fati i kësaj partia varej nga fenomeni i “dushkut”, të cilin Gjinushi e sajoi për të mbijetuar vetë në arenën politike.
“Synimi i LSI-së nuk është të dëmtohet PS-ja apo qoftë edhe PSD-ja, e cila realisht është në këtë përfaqësim vetëm si pasojë e standardeve të “dushkut” dhe jo si pasojë e standardeve të votës së lirë të shqiptarëve”, tha Meta. Por nisur nga fakti që Rama ka një aleancë me Gjinushin, ky i fundit duket se ka gjetur gomardaren e shpëtimit thjesht me anë të një manipulimi të lehtë që mund ti bëjë kryesocialistit, dhe formulat e tij “dushksjellëse” vetëm e vetëm që të sigurojë karrigen e tij.