E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezenca e OSBE-së dhe USAID mbështesin zyrën e re të informacionit për Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës

Në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër u zhvillua dje një ceremoni për të shënuar nisjen e ndërtimit të një zyre informacioni për publikun në gjykatë. Në ceremoni morën pjesë Prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, Shefi për Zhvillimin në USAID, Shon Haf, Kreu i Prezencës së OSBE-së, Robert Bosch, si dhe Kryetarja e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Maria Qirjazi. Projekti, i mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe nga USAID-i, synon t’i përqendrojë të gjitha shërbimet për publikun në një zyrë të vetme (One Stop Shop) duke u kursyer kështu kohën dhe koston e të vizituarit të shumë zyrave në gjykatë të gjithë atyre ndërgjyqësave, avokatëve dhe qytetarëve që kërkojnë informacion apo ndihmë rreth procedurave të gjykatës. Përmes këtij projekti, gjykata shpreson të përmirësojë aksesin e informacionit për qytetarët, të rrisë transparencën e procedurave të gjykatës, si dhe të rrisë besimin në gjykatë dhe në sistemin gjyqësor shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›