E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundestrat-i Gjerman ratifikoi sot protokollin e e anëtarisimit të Shqipërisë në NATO

Bundesrat-i Gjerman (Këshilli federal) ratifikon protokollin e datës 9 korrik 2008 për Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut mbi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, njoftoi të premten zyra e shtypit e Kuvendit. Në këtë mënyrë, pas ratifikimit nga Bundestagu (parlamenti) pak ditë më parë dhe tashmë edhe nga Bundesrati, Gjermania përmbyll procedurën parlamentare të ratifikimit, duke u bërë kështu vendi i gjashtëmbëdhjetë që e ratifikon këtë protokoll. Në një deklaratë për shtyp të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, theksohet se: “Qeveria federale e Gjermanisë është e bindur, se anëtarësimi në NATO i Shqipërisë do të japë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. NATO është më shumë se një aleancë për mbrojtjen, ajo është edhe një bashkësi transatlantike e gjerë vlerash, që mbështetet në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit ligjor dhe që është angazhuar për nxitjen e paqes dhe stabilitetit.” Në emër të saj dhe të Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, përmes një letre dërguar Kryetarit të Bundestratit gjerman, Peter Muller, falenderoi anëtarët e Bundesratit për votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe besimit të tyre te vlerat e kombit shqiptar dhe vlerësimit të progresit të vendit tonë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›