E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e të përndjekurve kërkoi sot që parlamenti të miratojë sa më shpejt ligjin projektligjin e “Dosjeve”

Shoqata e të përndjekurve politikë i bëri thirrje të premten Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë sa më shpejt ligjin e 'dosjeve'. I bëjmë thirrje të djathtës e të majtës në Kuvend, të këmbëngulin që ky ligj të miratohet sa më parë, pavarësisht se ky ligj duhet të ishte me sanksione më të rënda për ish persekutorët tanë, Gjykatësit dhe prokurorët që dënuan me vdekje poetët, deputetët, fjalën e lirë dhe nuk mund të bëjnë më drejtësi në demokraci, tha sekretarja e kësaj Shoqate, Liljana Ndoci në një deklarim për mediat. Ajo shprehu shqetësim për reagimet e përfaqësuesve të majtë ndaj ligjit të dosjeve, miratimi i të cilit po zvarritet ende nga politika shqiptare. "Këta zotërinj, duke pretenduar se ligji shkel Kushtetutën shqiptare dhe Rezolutën e KE-së për dënimin e Krimeve të Komunizmit, po i dalin zot krimeve monstruoze të komunizmit, duke i bërë kështu avokaturën më të turpshme sistemit më çnjerëzor që ka njohur njerëzimi që nga lindja e tij", tha znj. Ndoci në deklaratën e Shoqatës së të përndjekurve. Kuvendi, në seancën plenare të 15 dhjetorit debatoi rreth këtij projektligjit vetëm me diskutimet e deputetëve të maxhorancës. Përfaqësuesit e opozitës së majtë refuzuan të bëhen pjesë e këtij debati, pasi kërkuan tërheqjen e p/ligjit nga maxhoranca, i cili, sipas tyre është antikushtetues.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›