Hague Te ndihmojme Sirine me masa paqesore

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, në një shkrim në të përditshmen “Times”, u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të punojnë bashkërisht, për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në Siri.
Duke hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të armatimit në zonat e konfliktit në vendet e përfshira nga Pranvera Arabe, Hejg tha se vendi i tij ofron asistencë të paarmatosur.
“Për shembull, ne jemi duke financuar aktualisht pajisje mjekësore dhe të komunikimit për grupet opozitare sirianë”, shkruan Hejg, duke shtuar se do të ofrojnë pajisje edhe për filitrimin e ujit, gjeneratorë rryme dhe pajisjet e ndihmës së shpejtë mjekësore. Ai përmendi gjithashtu ndihmën e katërfishuar të autoriteteve britanike për refugjatët, vendosmërinë për të mbajtur përgjegjës ata që kryejnë krime lufte dhe shtimin e presionit mbi pushtetin e presidentit Bashar al-Asaf nëpërmjet masave paqësore.
Në të përditshmen “Times”, Hejg shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë gati të plotësojë vakuumin pas largimit të Asadit.
Nderkohe BBC shkruan se Britania e Madhe do të rrisë mbështetjen e saj për forcat opozitare në Siri. Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hague është angazhuar me një fond prej 5 milionë paundësh për pajisjet e komunikimit dhe furnizime mjekësore për ushtrinë çlirimtare siriane. Por BBC shkruan se ndihma nuk përfshin armë.