NATO, Sllovenia pritet nesër të ratifikojë protokollin për Shqipërinë

Brenda vitit 2014 Bashkimi Europian duhet të ketë mbyllur procesin e anëtarësimit të ballkanit perëndimor. Këtë pohim e ka bërë Ministri i Jashtëm çek Shvarcenberger, gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqiperisë Lulzim Basha në konferencën e sigurisë në Mynih. Sipas ministrit Basha, Shvarcenerger inkurajoi vendin tonë për të aplikuar e për të marë statusin e vendit kandidat për në BE. Ndërkaq, ministri bëri të ditur se edhe Sllovenia do të ratifikojë protokollin e NATO-s me vendin tonë në datën 9 shkurt. Pas saj pritet që së shpejti edhe Holanda të mbyllë procesin e ratifikimit të protokolleve të anëtrësimit në NATO.