E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tranës, 10 të arrestuar për vepra të ndryshme penale

TIRANË- Policia e Tiranës brenda 24 orëve të fundit ka bërë të mundur arrestimin e 10 shtetasve, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Kështu sipas njoftimit për shtyp të kësaj policie bëhe e ditur se është prangosur Viol Latif Kurti, 22 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë, sepse gjatë kontrrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar Kannabis Sattiva e vendosur në një qese farmaceutike me peshe 152 gram së bashku me ambalazhin, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Gjithashtu për vjedhje janë prangosur edhe Masild Xhemal Ceco, 23 vjeç, lindur në Mamuras dhe banues në Krujë dhe Edison Eduart Haxhiu, 22 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, të cilët në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë hipur nga dritarja, e cila ka qenë e hapur dhe kanë vjedhur një televizor të markës “Filips” 42 polësh, në banesën në pronësi të shtetasit S. D, banues në Tiranë, ku janë kapur në flagranëc nga Patrulla e Përgjithëshme e Policise me televizorin e vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësin e provës materiale.
Policia e Tiranës bën të ditur gjithashtu se nga shërbimet e Seksioni Seksioni kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Kreshnik Faik Begaj, 26 vjeç, lindur në Fier e banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u be pasi me Vendim të datës 29.09.2013, Gjykata e Krimeve te Renda Tirane, ka dhënë masa e sigurise “Arrest ne burg” per vepren penale te “Shtrengimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhenie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë prangosur edhe Kristian Llesh Lleshaj, 20 vjec, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, sepse tek gjimnazi “Ismail Qemali”, i ka mara nga qafa nje varese floriri shtetases K. M, duke u larguar me vrap.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›