Balla: Imami shet abuzivisht të tjerë avionë dhe helikopterë për skrap
Tiranë- Deputet socialist Taulant Balla ka denoncuar sot shitjen për skrap nga Ministria e Mbrojtjes të avionëve dhe helikopterëve që s’do të përdoren më nga Forcat e Armatosura. Në profilin e tij në faqen zyrtare të Facebook-ut, Taulant Balla në një denoncim të shoqëruar edhe me foton e ministrit Arben Imami, shkruan se tenderi që do të mbahet më 26 gusht është i manipuluar, pasi sipas Ballës, kompania fituese është e paracaktuar dhe është e lidhur me kreun e ministrisë, Arben Imamin. Ndërsa thekson se vlera me të cilën do të shiten është më e ulët se ajo e tregut.
“Ministria e Mbrojtjes synon që të shesë për skrap që përfitohet nga avionët, helikopterët dhe motorët e avionëve, të cilët nuk do përdoren më nga Forcat e Armatosura.
Vlera fillestare e sasisë është 15.959.224 lekë pa TVSH, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim. Nga konsultimi me eksperte vlera fillestare e shitjes eshte shume here me e ulet sesa vlera reale e tregut. Gjithashtu dihet se fitues i ketij tenderi te radhes do te jete e njejta kompani e lidhur ngushte me Arben Imamin, tek e cila Ministria e Mbrojtjes vjel perqindjen çdo muaj.
Tenderi do të mbahet më 26 gusht në orën 10:00 pranë Ministrisë së Mbrojtjes ku do të dorëzohen edhe ofertat.
Por sipas Ballës, “shitja për skrap e avionëve , helikopterëve dhe të mjeteve të tjera të ushtrisë është vijim i politikës së ndjekur nga drejtuesit aktualë të Ministrisë së Mbrojtjes për të shitur pasuritë. Në të njëjtën ditë që do të shiten pjesët e avionëve dhe të helikopterëve për skrap, ministri Imami ka planifikuar që të shesë për skrap edhe dy anije silurkapëse dhe një tjetër polumbare. Ministria e Mbrojtjes synon të shesë anije për përdorim jo ushtarak të cilat nuk gjejnë përdorim të mëtejshëm në Forcat e Armatosura”,- vijon ai.
Ndër të tjera Balla shkruan: “Një vit më parë, Ministria e Mbrojtjes nxori në shitje nëntë avionë ushtarake të Forcave të Armatosura Shqiptare, prodhim kinez.
Ne emer te skrapit ne keto 8 vjet jane kryer veprime shume te erreta me pasurite e Ministrise se Mbrojtjes. Ne emer te skrapit Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu vrane 26 njerez ne Gerdec. Ne emer te skrapit Shqiperise i jane vjedhur qindra milione dollare armatim, i raportuar skrap dhe i shitur vendeve ne konflikt, duke shkeluar ligjet nderkombetare. Shqiperia eshte i vetmi anetar i NATO-s, ndaj te cilit OKB ka kryer hetime per trafik nderkombetar armesh ne Libi dhe vende te tjera ne konflikt”.
Balla paralajmëron se “Arben Imami dhe drejtues të tjerë të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes do të hetohen gjerësisht për këto abuzime shkatërruese për ushtrinë dhe ekonomine e trashëguar të Ministrisë së Mbrojtjes”.
Sakaq që Balla ka cekur edhe një tjetër problem me kompaninë ajrore ‘Belle Air’ trajtuar ditë më parë nga Gazeta IDEA për peshën e bagazheve. Sipas tij, “Në legjislaturën e re parlamentare do të miratojmë një ligj të ri, të përafruar tërësisht me Direktiven europiane për të drejtat e udhetarëve në linjat ajrore, e cila vendos rregulla të qarta për mbrojtjen e qyetareve nga abuzimet e kompanive ajrore”,- shkruan Balla.