Dibër, grabitet autobusi, zbulohen autorët pas 13 vjetësh
DIBER- Policia zbardh ngjarjen e rëndë të ndodhur 13 vjet më parë në Dibër, kur një grup personash të armatosur grabitën pasagjerët e një autobusi dhe më pas vranë shoferin e autobuzit dhe arkëtarin e Komunës Rec.
Policia deklaroi sot se pas dy vjet hetimesh intensive me metoda speciale të hetimit u bë i mundur zbulimi i autorëve të vrasjes dhe vjedhjes, por për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen publikë dhe këta persona janë shpallur në kërkim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 13 vjet më parë, në 19 nëntor të vitit 1996 në vendin e quajtur Shënlleshën të rrethit Dibër. Dy personat e armatosur kanë dalë përpara autobusit të pasagjerëve të Komunës së Reçit, dhe kanë vrarë drejtuesin e autobusit, shtetasin Rasim Elezi dhe arkëtarin e Komunës shtetasin Asllan Meçi. Më pas kanë marrë lekët e Komunës, një shumë rreth 12 milonë lekë të vjetra dhe janë larguar nga vend i ngjarjes.
Për autorët e kësaj vepre penale, nga Gjykata e Dibrës është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.
Nga hetimet e kryera, autorët e këtij krimi kanë rezultuar të jenë autorë të dyshuar edhe të disa veprave të tjera të rënda penale, të ndodhura në kohë të ndryshme në Qarqet Dibër dhe Tiranë.
(e.n/BalkanWeb)