E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, Topalli uron fëmijët e policëve të vrarë

LEZHE- Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ndarë gëzimin e festave me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë, të qarkut të Lezhës. Duke ju uruar fëmijëve një jetë plot gëzim, znj. Topalli iu kërkoi atyre të jenë krenarë për djemtë dhe burrat e policisë që sakrifikuan për shtetin. "Duhet të jeni shumë krenarë, për prindërit tuaj, për nënën tuaj që ka forcën dhe kurajon që t’ju rrisë fëmijë të mirë e të edukuar, për t'ua bërë jetën të gëzueshme dhe për emrin që ju ka lënë babai juaj ", u shpreh kryetarja e Kuvendit. Duke folur për punën e kuvendit Topalli tha se ligjet e miratuara synojnë një të ardhme më të sigurt për fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›