E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Ivanov refuzon ftesën e Sejdiut

PRISHTINë- Presidenti maqedonas Georgi Ivanov refuzon të marrë pjesë në një takim në Prizren në janar me lideret e Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë. Lajmi behet i ditur nga gazetat kosovare të cilat shkruanin sot se samiti jozyrtar është planifikuar për në 7-8 janar në Prizren dhe është organizuar nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Presidenca e Prishtinës u ka dërguar ftesë Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, presidentit kroat Stipe Mesic, presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic si dhe presidentit Ivanov të Maqedonisë. Por nga kabineti i Ivanov bëhet një deklaratë që thotë se axhenda e presidentit është mjaft e zënë në janar. Vec kësaj ftesa nuk ka ardhur në adresën e presidentit Ivanov. Pavarësisht njoftimeve të mëparshme, Ivanov nuk e ka vizituar ende Prishtinën. Në fakt Maqedonia e ka njohur Kosovën e pavarur vitin e shkuar, por që kur është zgjedhur në detyrë këtë vit Georgi Ivanov ka refuzuar disa takime me liderët e Prishtinës zyrtare.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›