E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me të mitur. Jepet pretenca për 2 anglezët pedofilë

TIRANë- Jepet pretenca për 2 anglezët e akuzuar për pedofoli në qendrën “Fëmijët e tij” nën administrimin e David Braun në kryeqytet. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 22 vite burg për Dino Kristodulos dhe 17 vite burg për Robin Arnold. Gjithashtu Prokuroria kërkoi shpalljen “Non grata” të tyre pasi të kenë përfunduar dënimin në vendin tonë si dhe sekuestrim të llogarive bankare duke kaluar në llogari të shtetit. Dy anglezët akuzohen për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ata u ekstraduan në vitin 2006 nga Britania ndërsa administratori i qendrës ku 2 anglezët punonin, David Braun u dënua me 20 vite heqje lirie. Në rrëfimin e tij para trupit gjykues, ku administratori David Braun, i dënuar me 20 vjet burgim për të njejtën vepër penale u thirr në cilësinë e dëshmitarit, ka pranuar se dy miqtë e tij kanë abuzuar me të miturit. Ai deklaroi atëherë se Dino Kristodulos dhe Robin Arnold kanë përdorur mjete të forta prerëse, si gërshërë apo pinca, për të keqtrajtuar dhe dhunuar fëmijët në organet gjenitale apo pjesë të tjera të trupit. Skandali seksual që tronditi mbarë opinionin publik u zbulua tri vite më parë, pas arrestimit të një të mituri i cili dyshohej se kishte kryer një vjedhje. Ai tregoi në polici se ishte abuzuar seksualisht në qendrën “Fëmijët e tij” në Tiranë, ku ishte strehuar.(m.a/News24/BalkanWb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›