Meta takon Petrovic: Fqinjësia e mirë i shërben paqes në rajon
TIRANE- Shqipëria i përmbahet një politike fqinjësie të mirë në rajon, si kusht për integrimin në strukturat europiane. Për qeverinë shqiptare, forcimi i mardhënieve me Serbinë i shërbën paqes në rajon. Kështu deklaroi sot zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me anëtarin serb në kuvendin e Kosovës Petrovic i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë. Meta garantoi se qeveria shqiptare është gati të ofrojë mbëhstetjen maksimale për dnërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë, cka do ti shërbëjë dhe integrimit të shpejtë të komunitetit serb në këtë vend. “Klima e qetë dhe paqësore ndikon në shtimin e kthimit të personave të shpërngulur të komunitetit serb si dhe në integrimin e mëtejshëm të tyre në institucionet vendore dhe qendrore. Mbështetja maksimale për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë bazuar në shtetin e së drejtës dhe respektimin e ligjit pa dallim përkatësie etnike për cdo qytetar të Kosovës. është shumë e rëndësishme për një të ardhme europiane të Kosovës, që të gjithë qytetarët e saj të ndihen të lirë dhe të barabartë.” u shpreh Meta. Nga ana e tij zoti Petrovic thekosi se vizita e këtij delegacioni do ketë ndikim në përmirësimin e mardhënieve mes dy vendeve dhe dy komuniteteve. “Kemi ardhur sot këtu si një delegacion, po ashtu edhe komuniteti serb në Kosovë po ashtu edhe qeveria e Kosovës presim një rezultat të suksesshëm nga vizita jonë këtu.” u shpreh Petrovic. Ndërkohë Meta përshëndeti dhe heqjen e vizave për 3 shtete dhe shprehu bindjen se gjatë 2010-tës do të liberalizohen vizat edhe për Shqipërinë. Jashtë konferencës së shtypit nuk mbeti as klima e tensionuar politike ku dhe njëherë Meta bëri përgjegjëse opozitën e cila sipas tij nuk ka patur vullnet për dialog por për protesta. “Kryeministri Berisha gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë shumë i hapur për të dialoguar me opozitën për të gjitha cështjet që ajo i ka gjykuar dhe i gjykon të arsyeshme. Ka qenë i hapur për të marrë në konsideratë dhe për të vlerësuar cdo kërkesë legjitime të opozitës. Nga pala tjetër nuk ka patur vullnet për dialog por për protesta” theksoi Meta. (e.n/News24/BalkanWeb)