Unioni i gjyqtarëve, projekt për transparencën në drejtësi
07/04/2010 Në takim edhe përfaqësues nga KLD-ja
TIRANË- Gjyqësori është kritikuar gjithmonë për mungesën e transparencës me publikun. Përfaqësues të shoqatave të ndryshëm në bashkëpunim me Unionin e Gjyqtarëve dje prezantuan projektin për transparencën në gjyqësor. Ky projekt bëhet i ditur se është financuar nga BE-ja. Tirana ishte qyteti i fundit ku u bë edhe përmbledhja. Ndërsa projekti bëhet e ditur se është prezantuar më parë edhe në katër qytete të mëdha të vendit. Kështu të interesuarit për këtë projekt, përfaqësues të unionit të gjyqtarëve kanë qenë në Durrës, Shkodër, Korçë dhe Vlorë. Projekti synon rritjen e transparencës së gjyqësorit dhe hartimin për këtë qëllim të një projektrregulloreje që do t’i dërgohet për miratim Ministrisë së Drejtësisë. Takimi mes përfaqësuesve të gjyqësorit dhe shoqatave të tjera në vend është bërë me dyer të mbyllura. Ndërkohë në prezantim merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha gjykatat, si dhe KLD-ja. Të gjithë kanë dhënë mendimin e tyre për projektrregulloren që është hartuar. Më pas është Ministria e Drejtësisë ajo që me anë të specialistëve të saj do të vendos për vënien në zbatim të saj. Edhe përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë folur për këtë projekt, duke e konsideruar të rëndësishëm.