Matura, ja lëndët që të bëjnë fitues
TIRANË- Shpallen koeficientët e lëndëve që mund të jepen provim me zgjedhje. Seleksionimi i duhur i këtyre lëndëve nga maturantët ka shumë rëndësi, pasi një lëndë e vetme mund të të bëjë fitues në disa degë, ose të të skualifikojë, sepse nuk ke bërëzgjedhjen e duhur. Maturantët këtë vit kanë mundësinë që të zgjedhin dy deri në tre provime me zgjedhje.
Veç ndryshimeve të tjera, sivjet ka një sërë ndryshimesh edhe në lidhje me koeficientët e lëndëve me zgjedhje. Këtë vit lëndët që të bëjnë fitues janë lëndët e thelluara me një koeficient 1.4, ndërsa gjuha e parë e huaj (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Spanjisht, Gjermanisht,) ka një koeficient 1.3 për të gjitha fakultetet. Veç ndryshimeve të koeficientëve këtë vit vihet re se është shtuar numri i lëndëve me koeficientin maksimal 1.4 për degët e çdo fakulteti. Ndërsa lloji i shkollës që ka koeficientin më të lartë për këtë vit në të gjitha fakultetet është Gjimnazi 2012.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)