E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata vuan nga burokracia, dixhitalizimi rrit efiçensën

Tiranë- Burokracia ka penguar sherbimet ndaj qytetarit, ndaj një sistem i dixhitalizuar garanton efiçensën në shërbime. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi gjatë konferencës për qeverisjen elektronike.

Fuqizon administratën. Pershembull nuk duhet të presësh në radhë për të regjistruar makinën, burokracia është bërë pengesë për shërbime ndaj qytetarit- u shpreh Sequi.

Në këtë kuadër edhe kyreministri Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë konference, deklaroi se dixhitalizimi i vendit është ndër projektet madhore në rrugën e integrimit.

Shqipëria dixhitale është një projekt jetik në procesin e transformimit të vendit në një vend të zhvilluar, është hap drejt BE- tha Berisha.

Kryeminsitri ka shtuar se dixhitalizimi i administratës është një përpjekje për një transparence më të lartë.

Çdo shpenzim që bëhet nga kjo administratë dhe ky shtet lexohet nesër online nga qytetarët shqiptarë. Pra përpjekja për një shoqëri dixhitale, Shqipëri dixhitale është një përpjekje për një shërbim e transparencë më të madhe- tha kryeministri.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Axhenda dixhitale e Shqipërisë, Sequi: E rëndësishme për KE-në Tiranë- Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, deklaroi...
  2. Dixhitalizimi, Berisha: Shqipëria mbi 30%, Europa 63% Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë zhvillimëve të Konferencës Rajonale për Zhvillimin...
  3. Statusi kandidat, në pranverë? Sequi: Varet nga vullneti dhe impenjimi Tiranë- Marrja e statusit kandidat këtë pranverë për në BE...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›