Tiranë, sekuestrohet 1 kg heronië, e destinuar për klientë VIP
TIRANË- Sekuestrohen në Tiranë sasia prej 1 kg herionë, ndërkohë që arrestohen 2 shtetas Fation Kurti 24-vjec banues në Tiranë dhe Entel Hyka 28-vjec banues po në Tiranë.
Arrestimi i tyre në kuadër të operacionit të koduar “Rrugicat” u realizua në afërsi të rrugës “Nikolla Lena” në kryeqytet ku fillimisht dy personat u kapën në flagrancë me disa porcione heroine. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Kurti policia gjeti dhe sasinë prej 1 kg heroine.
Lënda narkotike do shitej në Tiranë në rrugën e Kavajës dhe Myslim Shyri, kurse pjesa tjetër do trafikohej. Lënda narkotike ishte e cilësisë së parë e destinuar kryesisht për klientë VIP.
(el.me/news24/BalkanWeb)