E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ndaj komandove shqiptare, Berisha: Vijojmë kontributin tonë në Afganistan

TIRANE-Ambasadori Ettore Sequi dhe kryeministri Sali Berisha shprehën keqardhje për vrasjen e një komandos shqiptare në Afganistan Feti Vogli dhe plagosjen e nën tetarit Aleksandër Pecit.
“Ngjarja e Afganistanit e dhimbshme, por do mbetemi të vendosur të japim kontributin tonë për paqen dhe stabilitetin në këtë vend”, theksoi sot Berisha në punimet e konferencës së dytë kombëtare për shoqërinë e informacionit me temë: “Përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet projekteve e-Government”.
Po kështu dhe ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi në nisje të fjalës së tij në këtë konferencë shprehu keqardhje për sulmin ndaj komandove shqiptare në Afganistan.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›