Policia gjen kokën e Lilianës pas varrimit

Viktima Liliana Arapi
Autori i masakrës nuk ka shkuar shumë larg për të zhdukur kokën e Liliana Arapit.Policia e Korçës e konfirmoi këtë fakt vetëm pasi gjeti pjesë të saj në rrethinat e qytetit, zonë në të cilën Gaqo Dumka dilte shpesh për të shëtitur dhe për tiu bashkuar moshatarëve të tij. Kërkimet e nisura që prej së premtes, kur në vendin e mbeturinave të Ravonikut u gjetën pjesë të trupit të 42-vjeçares, por pa kokë, përfunduan mesditën e djeshme. Ndërkohë, familjarët e Liliana Arapit po kryenin ceremoninë e varrimit të trupit të masakruar të 42-vjeçares, të tronditur se ajo po shkonte e gjymtuar dhe në banesën e fundit. Shumë pranë një lulishteje ku plaku 84-vjeçar qëndronte gjatë orëve të pasdites u zbulua nga forcat e policisë një pjesë e skalpit të kokës, së bashku me flokët, që dyshohet se i përkasin 42-vjeçares Liliana Arapi. E pozicionuar pak metra larg banesës së Gaqo Dumkës, ky vend është përdorur prej të moshuarit për të hedhur kokën. Policia tha se pak pas seancës gjyqësore, kur gjykata kishte dhënë vlerësimin e masës së sigurisë për Dumkën, në një prej shkurreve në afërsi të lulishtes së Shetros është gjetur një thes plastik, i ngjashëm me thasët ku ishin futur pjesë të trupit të gjymtuar të kufomës 42-vjeçare. Aty janë vërejtur njolla gjaku dhe tufa flokësh, të cilat dyshohen se i përkasin viktimës dhe tashmë po i nënshtrohen ekspertimit. Mësohet se Dumka e ka masakruar bashkëjetuesen e tij mbrëmjen e së enjtes dhe po atë natë ka shpërndarë thasët me mbetjet e trupit të saj. Ditën tjetër ka marrë kokën e saj dhe e ka hedhur në një shkurre, të pambuluar. Policia tha se dyshohet që kafshë mishngrënëse të kenë bërë copëtimin e qeses bashkë me kokën e viktimës, duke lënë vetëm ato pjesë që u gjetën dje. Burime nga policia bëjnë të ditur se tashmë nuk pritet që të gjenden më pjesë të plota të kokës, por vetëm disa pjesë kockore, të cilat mund të mos jenë përtypur nga kafshët.

Zona ku u gjet një pjesë e kokës së viktimës Arapi
Thuajse në të njëjtën kohë me zbulimin e një pjese të kokës që dyshohet se i përket 42-vjeçares Liliana Arapi, motra e saj, Marie Arapi, ka apeluar për zbardhjen e krimit që shokoi të gjithë vendin dhe opinionin. Është tepër e dhimbshme që motra ime u bë pre e një krimi çnjerëzor. Është e padëgjuar që një person të varroset pa kokë. Mund të varroset pa kokë, por jo pa këmbë. Nuk mund të mohoj punën e deritanishme të policisë, por me dhimbje të madhe i kërkoj që të gjejë kokën e motrës sime që edhe ne të na lehtësohet pak dhimbja, u shpreh e dëshpëruar ajo. Motra e viktimës u shpreh se është e bindur në masën 99% se autori është Gaqo Dumka, ndërsa vetëm 1% mund të dyshojë për persona të tjerë ose që dikush e ka ndihmuar. Në rast se drejtësia nuk vepron, ne nuk mund të bëjmë të njëjtin veprim si ai, sepse nuk jemi kafshë, por mund të them se falje nuk ka, tha Marie Arapi, e cila ka ardhur enkas nga Zvicra për tiu bashkuar dhimbjes dhe për tu bërë pjesë e ceremonisë mortore.
Masakra për 300 mijë lekë, plaku: I prishte me të tjerë

Autori Gaqo Dumka, dje në Gjykatën e Korçës
Më vodhi 3 milionë lekë për ti prishur me të tjerët. Ato para i kisha mbledhur për varrimin tim.Brenda pak orësh, 84-vjeçari Gaqo Dumka ka rrëfyer dy variante për masakrimin e Liliana Arapit. Fillimisht ka dashur ta largojë krimin e rëndë nga vetja duke deklaruar se të tjerë persona e kishin ekzekutuar gruan me të cilën bashkëjetonte. Por, vetëm pak orë pasi ishte transferuar nga gjykata në burgun e Drenovës, të moshuarit i është dashur të rrëzojë alibinë. Me pjesë të kokës së viktimës para syve ai ka pohuar para grupit hetimor përfundimisht se ishte ai autori i vrasjes së 42-vjeçares.
Alibia e dhënë në Gjykatë: Autorë, tre persona
Rreth orës 09:30 të ditës së djeshme, i moshuari Gaqo Dumka, banor i Lagjes Nr. 4 të Korçës, është përballur me togat e zeza. Për herë të parë në jetën e tij dhe për një ngjarje makabër. Përballë trupit gjykues, i moshuari ka dashur të dalë i larë. Nuk jam unë autori i vrasjes së Lilianës. Tre persona të tjerë erdhën në banesë me një makinë nga ora 1 e gjysmë e natës. Hynë në shtëpi dhe e vranë. Ata i prenë kokën dhe e morën me vete. Trupin ma lanë mua. Më kërcënuan që nëse nuk e fshihja, mund ta paguaja shtrenjtë, ka deklaruar Gaqo Dumka para trupit gjykues. Në seancën e dhënies së masës së sigurimit personal, Dumka, i ditëlindjes 1927, ka dhënë këtë dëshmi duke dashur të mbrohet deri në fund. Siç mësohet nga burime të grupit hetimor, edhe gjatë qëndrimit në komisariat ai ka dhënë herë pas here këtë dëshmi. Por, ndonëse pranonte se e kishte copëtuar trupin për ta fshehur nga kërcënimi i personave të panjohur, këmbëngulte se nuk dinte asgjë për faktin e kokës së gruas. Unë për vete e kam shpirtin të larë. Nuk bëhem kriminel kur po shkoj 90 vjeç, ka pohuar ai me zërin e zbehur. Nga ana e saj, Policia e Korçës konfirmon se në asnjë moment nuk e kanë besuar këtë variant të Dumkës, pasi të gjitha provat dhe shenjat të çonin te emri i tij si autori i krimit. Gjithashtu dhe të tentativës për të zhdukur kufomën, edhe pse të vdekur. Sipas tyre, plaku, ende i aftë mendërisht dhe fizikisht, pavarësisht moshës, i kishte prerë kokën me sëpatë Lilianës kur ajo ishte në gjumë e më pas e kishte copëtuar në pjesë për të humbur gjurmët, duke arritur deri në prerje të organit gjenital. Por, ndërsa u gjetën pjesët e trupit të Lilianës, misteri i masakrës së natës së 11 gushtit mbeti te koka e saj, e cila nuk po gjendej edhe pas 6 ditësh kërkimi intensiv.
Pohimi i krimit para kokës së prerë
U desh zbulimi i shenjave të pjesës së kokës së viktimës fatkeqe, për ta vënë plakun para provave të forta. Nëndrejtori i Policisë së Korçës, Elidon Veizaj, pohoi dje se pak kohë pasi kishte përfunduar në burgun e Drenovës, bashkë me prokurorin e rimorën në pyetje 84-vjeçarin. Më pas e çuan atë në vendin ku u gjetën pjesë të kokës së viktimës, pak metra larg shtëpisë ku jetonin të dy deri të enjten e shkuar. Në ato momente, i moshuari, ndonëse i tronditur mbi rikthimin në një prej vendeve të fshehjes së krimit, nuk ka folur. I heshtur ai ka qëndruar për disa minuta, ndonëse nga ana e hetuesve iu bë e qartë se nuk kishte më dëshmi të mbante në këmbë alibinë e tij. Vetëm atëherë, 84-vjeçari ka hapur gojën duke treguar se ishte ai autori i vetëm i masakrës. E bëra se më prishi paratë që kisha mbledhur prej vitesh. Më vodhi lekët e grumbulluara për varrimin tim dhe i prishi me të tjerët. Unë për kaq vite u përpoqa për gjithçka, e ndihmova dhe i jepja edhe lekë kur kishte nevojë, kurse ajo bridhte poshtë e lart. Nuk mund tia falja diçka të tillë. E durova sa nuk kishte ku të shkonte më. Isha njeriu më i afërt që kishte prej vitesh, por nuk mund të pranoja që ajo të bënte si donte dhe të shkonte me të tjerë, ka treguar ai. Ishte e padurueshme ta shihja teksa vinin makinat dhe e