Policia gjen nëntë trupa në shkretëtirë
Policia meksikane, falë një informacioni, gjeti nëntë trupa gjysmë të varrosur në zonën e shkretëtirës pranë qytetit kufitar Kuidad Huarez, ndërkohë që autoritetet njoftuan arrestimin e një të dyshuari si kreun e një skuadre vrasësish që vepron për llogari të një karteli droge. Hetuesit kërkuan përreth zonës për ekzistencën e trupave të tjerë. Një zyrtar i prokurorisë meksikane bëri me dije se një prej trupave kishte dokumente policie. Enrike Torrez Valadez, një autoritet i lartë policor, tha se viktimat ishin shtatë meshkuj dhe dy femra. Kuidad Huarez, një qytet me 1.3 milionë banorë, shumë pranë kufirit amerikan, është bërë së fundmi pre e luftës së karteleve të drogës. Pak më tej, në një qytet tjetër kufitar, u njoftua nga autoritetet federale arrestimi i njeriut që dyshohet se kreu i një skuadre eliminimi të njohur si "Zetas", një grup vrasësish që punonin për llogari të "Kartelit të Gjirit".