NENSHTETASIT E KRYEMINISTRIT "DEMOKRAT"
Roli i individit në shoqërinë postdemokratike është padyshim themelor. Aq më tepër nëse bëhet fjalë për një lider politik. Nën këtë kontekst janë të kuptueshme shprehje të tilla si "qeveria ime", "partia ime", "politika ime". Por askush në botë nuk guxon të thotë "Kushtetuta ime" apo "ligji im", sepse me ligjin dhe Kushtetutën nuk ka individë. Ato janë baza mbi të cilën ngrihet shteti i sotëm demokratik. Të pretendosh që ligji është ai që thua ti, që mendon apo dëshiron ti, do të thotë të kthehesh rreth 300 vjet mbrapa, atëherë kur pushteti absolut i konsideronte nënshtetas banorët e vet, e kur ligjin e bënte mbreti. Ka mbi 200 vjet që bota ka transformuar shtetin në shtet të së drejtës, që do të thotë në shtet ku më së paku pushtetet janë të ndarë dhe barazia para ligjit është parim themelor.
Por me përsosjen e demokracisë ka ndodhur një fenomen evolutiv, që sikundër thuhet nga specialistët sot në botë, e ka shndërruar shtetin ligjor, në shtet kushtetues ligjor. Kjo do të thotë se shteti i sotëm drejtohet nga Kushtetuta, e cila qëndron e "ngurtësuar" në forcën e saj dhe ku gjykata kushtetuese bën "roje" në zbatimin rigoroz. Asnjë individ, me çfarëdo pushteti, nuk mund të ngrihet mbi këtë Kushtetutë, apo ta përdorë atë si personale. Pra, shteti i sotëm demokratik e quan të kapërcyer ndarjen e pushteteve, barazinë para ligjit, ruajtjen e të drejtave të pakicave etj., etj. Këto arritje tashmë janë në thelb dhe asnjë shtet, që pretendon të jetë demokratik, nuk mund të mos mbështetet në këta elementë. Por sot, ajo që theksohet është "ligji" dhe "Kushtetuta" për të dëshmuar kështu përfundimisht se demokracia sundohet nga ligjet dhe jo njerëzit.
Po çfarë bën Kryeministri shqiptar? Ai flet sikur të jetë "zot" i Kushtetutës dhe mund ta përdorë atë si të dojë e kur të dojë. Ai thotë "ligji im", sikur të ishte në mesjetë. Nuk besoj se Kryeministri ka akoma ngarkesa kanunore post-Kanun, pasi dhe Kanuni nuk ishte ligji i kryetarit të bajrakut. Nuk besoj se shprehje të tilla janë lajthitje pasionale, sepse një Kryeministër nuk mund të jetë pasional me gjëra të tilla. Thënie të tilla janë pasqyrë e mentaliteti që ekziston jo vetëm te Kryeministri shqiptar, por edhe te një grup njerëzish të caktuar, të cilët i konsiderojnë ende qytetarët shqiptarë si nënshtetas.
Mjafton të sjellim në vëmendje qëndrimet zyrtare të Kryeministrit apo Kryetares së Parlamentit, të cilët pretendojnë se mund të fyejnë kë të duan e kur të duan (fjalori i Berishës është tashmë i shndërruar në fjalor me pullë të kuqe, apo gjuha e zj. Topalli që nuk njeh kufij etike dhe e ka pothuaj të pamundur të fshehë mllefin që ka), mund të aprovojnë ligje sipas midesë së tyre, apo mund t‘ia mbyllin gojën kujtdo që flet kundër tyre. Në Shqipëri mund të gjendet gjithçka, mund të funksionojë gjithçka, vetëm Ligji Jo! Njerëzit nuk janë mësuar me ligjin, nuk duan t‘ia dinë për të, nuk besojnë tek ai. Dhe Shqipëria vetëquhet demokraci, dhe politikanë të ndryshëm shpallin objektiv krijimin e shtetit të së drejtës! Sa larg jemi! 200 vite larg!
A ka arsye një situatë e tillë? Sigurisht. Ka faktorë të ndryshëm historikë, psikosocialë, juridikë, individualë etj. Po mundohem të trajtoj shkurtazi disa prej tyre.
Të thuash që shqiptari nuk është mësuar me ligje, do të thotë të pranosh që shqiptari nuk ka ditur kurrë të bëj shtet. E vërteta është krejt ndryshe. Shqiptari gjithnjë e ka njohur ligjin dhe respektuar atë: që nga koha e Kanunit deri te shteti i diktaturës së proletariatit, i cili vinte ligjin gjithnjë përpara çdo veprimi. Pra, shqiptari e njeh dhe e zbaton ligjin. Por si ndodh që për 20 vjet vetëm ligjin nuk "njohin" shqiptarët? Më saktë do të thosha nuk duan ta njohin. Mendoj se një ligj që të funksionojë duhet t‘u përshtatet kushteve, psikologjisë, traditës dhe nivelit të vendit që e konsideron të tillë. Ka ndodhur që për shkak të "standardeve" kemi kopjuar ligje pa ditur se si do të implementohen në Shqipëri, çfarë mundësish konkrete ka ligji për t‘u zbatuar, sepse një ligj që nuk zbatohet është njëmijë herë me i keq se një ligj i "keq". Kjo është një arsye. Nëse nxjerr një ligj, për shembull kundër pirjes së duhanit, duhet të mendosh që do t‘i shkosh deri në fund zbatimit, ndryshe e kthen në qesharak. Po sa ligje të tillë mund të përmendja? Mendoj mjaftueshëm për të treguar se sa të pakujdesshëm jemi treguar me legjislacionin tonë.
Arsye tjetër për moszbatim? Ndërhyrjet shtetërore në dëm të ligjit. Kjo besoj është një "përvojë shqiptare". Vetëm te ne shteti ndërhyn të mos zbatojë ligjin. Si? Me dhjetëra mënyra, me "kundërligje" me telefona, me standarde të dy e trefishta etj., etj.
Po sjell në vëmendje ligjin e legalizimeve dhe atë të pronave. Dikur reforma agrare me ligj u mori tokën pronarëve dhe ua shpërndau fshatarëve, sipas parimit "toka i përket atij që e punon". Shteti i sotëm, "demokratik", pasi nxjerr ligjin për kthimin e pronave, bën legalizimin e tyre sipas parimit "toka i përket atij që e zapton", e që nuk pyet se ka pronar, që nuk do të dijë për ligjin tjetër e që vepron me ligjin primitiv "ligjin e të drejtës sime". Si Kryeministri! Po ka dhe më tej. Shteti shkel ligjin dhe kur fal ligjshkelësit që nuk paguajnë me vite energjinë elektrike! Edhe këtu do të duheshin faqe të tëra të rendisja ndërhyrjet e shtetit në dëm të ligjit.
Por mendoj se ka dhe një arsye psikologjike. Duke pretenduar se shteti i diktaturës bazohej rreptësisht në ligj (kjo për sytë e qytetarit të thjeshtë) dhe ku këto ligje vinin më së shumti në kundërshtim me interesat e tij, çlirimi nga ai sistem dhe krijimi i situatës qesharake me ligjet në Shqipëri pas përmbysjes së atij sistemi, krijoi precedentin se ligji nuk ka vlerë, ka vlerë klani, miku, partia, e natyrisht "njëshi", ai e ka në dorë gjithçka. Madje, ka në dorë dhe të ndryshojë flamurin e ta bëjë shqiponjën të verdhë nga e zezë, ta bëjë Kushtetutën blu nga e kuqe, sepse ai ndjehet Zot! Dhe qytetarët janë nënshtetasit e tij, të cilët duhet ta duartrokasin, të dëgjojnë mashtrimet e t‘i binden. Në të kundërt... vepron ligji. Po cili ligj?
Qytetari nuk i zbaton ligjet, sepse jo rrallë nuk i njeh, sepse askush nuk i bën transparentë. Por jo rrallë ai "nuk do" t‘i zbatojë ato, sepse thotë: Ligji nuk është vetëm për mua, por është për të gjithë, dhe kur nuk e zbaton qeveria, pse duhet ta zbatoj unë? Besimi te ligji është besim te shteti. Nëse shteti vetë nuk pyet për ligj, nëse Kryeministri mendon se ligji jam unë, atëherë në shekullin XXI ky pushtet nuk quhet më absolutizëm, por sekt i frikshëm pushtetarësh! Kosova, që me Kushtetutën e vet të brishtë ka edhe më shumë probleme, të paktën të mësojë nga përvoja negative e Shqipërisë, e të edukojë më së pari te shtetarët "nderimin ndaj ligjit" dhe jo nderin ndaj individit, pavarësisht se cili është ky. Ka ardhur koha që individët të kuptojnë se, pavarësisht rolit të tyre, ata janë të barabartë ndaj një fuqie supreme, Kushtetutës!