Policia gjermane Deshmitari X u vetevra

Zyrtarë të policisë gjermane kanë deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se, i ashtuquajturi “Dëshmitari X” ka bërë vetëvrasje.
Sipas mediave kosovare, të cilat citojnë zëdhënësin e policisë Stefan Bauer, dëshmitari kyç i çështjes “Kleçka” dyshohet se është vetëvarur.
“Ai ka bërë vetëvrasje, nuk ka të dhëna për ndonjë pistë tjetër. Megjithatë, autopsia do të zbulojë gjithçka”, citohet Bauer nga mediat kosovare.
“Dëshmitari X” u gjet i vdekur në një park të qytetit të Duisburgut, në Gjermani. Vdekja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës.
Lajmi Ai ka bërë vetëvrasje, nuk ka të dhëna për ndonjë pistë tjetër. Megjithatë, autopsia do të zbulojë gjithcka
Stefan Bauer
Zëdhënës i policisë gjermane, Duisburg u konfirmua të mërkurën nga misioni EULEX, i cili përmes zëdhënësit të tij bëri të ditur se autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Dëshmia e “X”-it përfshinte deputetin Fatmir Limaj në disa krime lufte të cilat dyshohet se janë kryer në fshatin Kleçkë, kur nënkryetari i PDK-së ishte komandant.
“Dëshmitari X” ka deklaruar se në prill të 1999-ës i kishin thënë se Fatmir Limaj kishte urdhëruar vrasjen e Velko Markovic dhe Nebojsha Gjuric, dy oficerë serbë policie, të cilët ishin të paraburgosur në shtëpitë e djegura në Kleçkë për rreth tre muaj. Dëshmitari bashkëpunues, sipas prokurorit, hezitonte shumë ta zbatonte këtë urdhër dhe nuk donte ta bënte këtë para se të bindej se Limaj vërtet e kishte lëshuar urdhërin.
Në lidhje me këtë çështje deputeti Limaj ndodhet në arrest shtëpie për një përiudhë 30 ditore, ndërsa 8 ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, një gjykatës u ka vazhduar masat e paraburgimit për dy muaj, u ka caktuar arrest shtëpiak dhe masën e paraqitjes në polici.
Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rastit “Kleçka” pritet që të fillojë gjatë muajit tetor. Ndaj Limajt është ngritur aktakuzë nën dyshimin se ka kryer krime lufte në periudhën janar-qershor të 1999-ës, por alibia e Limajt është se ai gjatë kësaj periudhe ka qenë në Shqipëri për të përgatitur operacionin “Shigjeta”.
Për të dëshmuar këtë, pala mbrojtëse e Limajt ka bërë një listë prej 13 emrash nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ku përfshihet edhe emri i kryeministrit Hashim Thaçi, kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe personave të tjerë, të cilëve u është kërkuar që të dëshmojnë në gjykatë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaci: Boshnjakët, lehtësim njohjes nga BeH
Kryeministri Hashim Thaci ka shprehur bindjen e tij se komuniteti boshnjak në Kosovë do të ndihmojë një njohjen e pavarësisë nga Sarajeva zyrtare. DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë.
Ahmeti: Jo ndryshim kufijsh
Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
Incidenti në Qeshmellug
Ahmet Prishtina është vetëm njëri nga 40 punonjësit të cilët u sulmuan mëngjesin e së mërkurës teksa po pastronin lumin Ibër, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. SHBA-BE: Mbështetje aksionit të Kosovës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit.
Lajmet kryesore
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit
Inflacioni bazë, me tendencë rënëse
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Topi: Vijim i reformave legjislative
Apartamentet, harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës