Thaci Boshnjaket lehtesim njohjes nga BeH

Kryeministri Hashim Thaci ka shprehur bindjen e tij se komuniteti boshnjak në Kosovë do të ndihmojë një njohjen e pavarësisë nga Sarajeva zyrtare.
“Dëshiroj të theksoj se institucionet e Kosovës besojnë se komuniteti boshnjak do të jetë një urë lidhëse e fuqishme e bashkëpunimit të shtetit të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës”, ka deklaruar Thaci.
“Gjithashtu, ky komunitet do të ndihmojë apo lehtësojë Sarajevën në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë kryeministri.
Këto komente kreu i ekzekutivit kosovar i bëri në ceremoninë e organizuar në Prizren me rastin e 28 Komuniteti boshnjak do të jetë një urë lidhëse e fuqishme e shtetit të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ai do të ndihmojë Sarajevën në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran
Hashim Thaci
Kryeministër i Kosovës shtatorit, Ditës së Boshnjakëve.
Bosnje e Hercegovina nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës për shkak të konflikteve politike mes dy republikave në vend.
Përplasja në fjalë, mes Republikës Serbe dhe asaj Kroato-Boshnjake, ka bërë që vendi të mbetet pa qeveri edhe kur kanë kaluar 11 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve.
Kosova është në pritje të njohjeve të reja, kryesisht nga vendet afrikane, ato latine dhe nga ato të Karaibeve, pas lobimit dhe takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e tyre.
Njohja e fundit, që e ka cuar në 84 numrin e vendeve që kanë pranuar shtetin e ri, erdhi disa ditë më parë nga Bregu i Fildishtë.
Nigeria vazhdon të jetë në dilemë, ndërkohë që Egjipti, sipas ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, do ta njohë Kosovën së shpejti.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Policia gjermane: “Dëshmitari X” u vetëvra
Zyrtarë të policisë gjermane kanë deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se, i ashtuquajturi “Dëshmitari X” ka bërë vetëvrasje.
DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë.
Ahmeti: Jo ndryshim kufijsh
Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
Incidenti në Qeshmellug
Ahmet Prishtina është vetëm njëri nga 40 punonjësit të cilët u sulmuan mëngjesin e së mërkurës teksa po pastronin lumin Ibër, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. SHBA-BE: Mbështetje aksionit të Kosovës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit.
Lajmet kryesore
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit
Inflacioni bazë, me tendencë rënëse
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Topi: Vijim i reformave legjislative
Apartamentet, harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës