Tiranë, grabisin me armë zjarri supermarketin, largohen me 1.5 mln lekë
TIRANË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në një supermarket në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Mësohet se persona të armatosur kanë hyrë në supermaketin Merkator dhe kanë arritur të grabisin shumën prej 1.5 milion lekësh të vjetra.
Grabitësit kanë kërcënuar me forcën e armëve shitëset e supermarketit dhe grabitën gjithë xhiron ditore.
Në vendngjarje mbërriten menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. Ndërkohë që ka sekuestruar pamjet filmike të supermarketit , të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Kjo është grabitja e dytë brenda një kohë të shkurtër që ndodh në këtë zonë të Tiranës.
(e.m/BalkanWeb)