E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, digjet nga zjarri kati i tretë i një pallati

KORCË- Flakët e një zjarri të fuqishëm kanë përfshirë katin e tretë të një pallati në lagjën numër 6 të qytetit të Korcës, duke e djegur atë tërësisht.

Ndërkohë burime nga vendngjarja bëjnë me dije se rrezikohet edhe kati i dytë. Mësohet se 4 zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur në pallatin ku ka rënë zjarri , po tentojnë të shuajnë zjarrin.

Banorët e pallatit janë evakuar përkohësisht, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar. Në vengjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu të cilat kanë nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›