E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke, detaje nga operacioni ku u vra i arratisuri Marian Kola

Policia greke ka publikuar informacion dhe foto-dokumente që lidhen me operacionin, ku mbeti i vrarë shqiptari i arratisur nga burgu i Trikalas, Marian Kola.

Përleshja mes shqiptarëve të arratisur dhe policisë ndodhi rreth orës 4:00 pranë fshatit Vrosina të Sulit. 

Policia konfirmon zyrtarisht se Marian Kola u qëllua për vdekje mëngjesin e datës 21 korrik 2013. 

Sipas mjekut ligjor që kqyri trupin në vendngjarje, plumbi fatal që i mori jetën, e kishte qëlluar në shpinë nga një distancë 20-30 metra, duke prekur organet jetësore. 

Marian Kolës iu gjet një armë tip Kallashnikov, 2 krëhëra me 40 plumba, një pistoletë Glock me fishekë dhe një granatë e improvizuar.

Po sipas njoftimit, nga plumbat e shqiptarëve u plagos në këmbë një polic, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Janinës, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq vazhdon ndjekja për të arratisurin tjetër Ilir Kupa, i cili sipas policisë është i armatosur dhe fshihet në zonën përreth.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›