Nisi sot programi i zhvillimit të SME-ve me vlerë 30 milion euro të dhëna nga qeveria italiane
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Bashkëpunimi Italian për Zhvillim, organizuan sot në hotel "Tirana International" ceremoninë e fillimit të një prej programeve me të rëndësishme mes qeverisë italiane dhe shqiptare, "Programi për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme" me vlerë 30 milionë euro, të dhëna nga qeveria italiane. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i METE-s, Genc Ruli, ministri i Financave, Ridvan Bode,ambasadori italian në Shqipëri Saba D' Elia, Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fatos Ibrahimi, përfaqësuës të biznesit etj. Në fjalën e tij ministri Ruli u shpreh se "qeveria shqiptare duke vleresuar nevojën gjithnjë e në rritje të biznesit shqiptar e në veçanti të SME-ve për kredi dhe asistencë teknike prej më shume se dy vjetësh në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme italiane dhe ambasadën itaaline në Shqipëri kemi arritur të finalizojmë marrëveshjen qeveritare dhe financiare që i hap rrugë zbatimi këtij programi. Italia është partner i rëndësishëm strategjik për vendin tonë. Shqipëria vlerëson angazhimin politik të palës italiane për të zhvilluar më tej bashkëpunimin bilateral që kontribuon në zhvillimin e kontribuimin e ekonomisë tonë. Objektiv parësor i këtij programi është padyshim mbështetja e zhvillimit të sektorit privat dhe në vecanti e ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme nëpërmjet kreditimit dhe garantimit të riskut për këto kredi, duke stimuluar në mënyrë të vecantë dhe me prioritet sektorët e prodhimit si agropërpunimi, aktivitete në fushën e energjisë dhe burimeve të rinovueshme , ndërmarrjet eksportuese dhe një risi janë edhe iniciativat në fushën e mbrojtjes së mjedisit", nënvizoi Ministri Ruli. Ai u shpreh se "nga ana tjetër zbatimi i këtij programi do t'i shërbejë rritjes e fuqizimit të SME-ve , investimeve private në tërësi dhe për rrjedhojë edhe me impakt në rritjen ekonomike të vendit. Ministri Ruli vlerësoi se "rreth 95 për qind e sektorit privat në Shqipëri përbëhet nga SME, ky program synon t'iu lehtësoje aksesin me kredi te bankave pikërisht këtyre subjekteve. Ndërkohë që edhe Krijimi i Fondit të Garancisë do të shërbejë si instrument që do t'i japë investimin bankave për të lehtësuar kreditimin e këtyre subjekteve nëpërmjet mekanizmit të garantimit të rriskut të kredisë. Duke pasur në konsiderate edhe krizën globale, ekonomike dhe financiare që përjeton sot bota , gjë që pa dyshim edhe sistemi bankar në Shqipëri nuk mund të jetë i imunizuar, ky program me financimin e tij, i shërben gjithashtu edhe fuqizimit të aftësisë kredituese, të sistemit bankar shqiptar, madje edhe rritjes së besimit të subjekteve private ndaj bankave shqiptare. Në kuadër të politikave për biznes të ndërmarra nga qeveria në katër vjet, padyshim që klima për rritjen e zhvillimin e SME në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm. Në vitin 2008 kemi një shifër rekord të rrijtes së biznesit ne 17 800 subjekte të reja", tha ministri Ruli.
Ambasadori italian Saba D'Elia u shpreh se "me anë të këtij programi ne do të nxisim bashkëpunimin mes sektorëve prodhues italian dhe shqiptar, si dhe shpresojmë të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë". Ndërsa ministri i Financave, Ridavn Bode u shpreh se " fillimi i këtij programi përbën një eveniment të veçantë, i cili do të mundësojë mbajtjen e ritmit të lartë të zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe mbështetejen e një grupi të SME-ve që përbëjnë thelbin e ekonomisë sonë. Qeveria ka qenë aktive në tre vitet e fundit në një sërë politikash të tjera specifike, në uljen e nivelit të takasave, ku taksat mbi biznesin janë përgjysmuar, tatimi mbi fitimin eshte ulur me 2 herë e gjysëm, taksa e punës është përgjysmuar nga 1 maji i vitit 2009", nënvizoi ministri Bode, duke shtuar se një sërë politikash të tjera janë ndërmarrë për të përmirësuar kushtet e të bërit biznes në Shqipëri, reforma që e renditën atë si vendin e dytë më reformator në botë në raport me përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit. Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fatos Ibrahimi, u shpreh se "SME kanë dhënë një kontrubut të rëndësishëm në uljen e papunësisë dhe rritjen e produktivitetit me një efeket të konsidureshem të ekonomisë shqiptare. "Ekonomia e vendit është përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe ecuria e një periudhe të viteve të fundit dëshmon për një klimë makroekonomike pozitive relativisht të qëndrueshme. Ssitemi bankar është zgjeruar me hapa të ndjeshëm e të sigurtë, situata paraqitet edhe përsa i përket kredisë bankare ndaj sektorit privat, kredia për biznese ka dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e portofolit të kredisë bankare me 66 përqind", tha ai. Programi për "Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme" ka si qëllim të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, lehtësimin e sistemit të kreditimit të SME-ve shqiptare, duke favorizuar ekonominë formale. Programi përfshin 25 milionë euro kredi e butë në favor të SME-ve, 2,5 milionë euro kredi për krijimin e Fondit të Garancisë në mbështetje të SME shqiptare në marrjen e kredive dhe 1,7 milionë euro dhuratë asistencë teknike, që përfshin promocionin, aktivitetet, e trajnimit dhe të informimit si dhe krijimin e njësisë së Menaxhimit të Programit.
...