Përgatitet në Durrës dhënia me koncesion e hekurudhave shqiptare

Raporti i studimit të fizibilitetit, i cili do ti hapë rrugën dhënies me koncesion të hekurudhave shqiptare, pritet të përfundojë së shpejti, bëri të ditur sot Drejtori i Përgjithëshëm i Hekurudhave Shqiptare, Zamir Ramadani. “Raporti i hartuar nga specialistë të Ministrisë të Ekonomisë, Ministrisë të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrisë së Financave dhe asaj të Mjedisit, me asistencën e specialistëve të hekurudhës, puna për hartimin e të cilit ka filluar që në qershor 2008, do t'i dorëzohet së shpejti qeverisë, e cila do të vendosë formën e dhënies me koncesion, si dhe do të shpallë datën e tënderit”, konfirmoi Ramadani. Sipas tij, dy kompani të huaja, të cilat kanë shfaqur interesimin e tyre për HSH janë kompania Çeke "Sudo Praha", e cila është e interesuar për marrjen me koncension të infrastrukturës hekurudhore, dhe kompania nga Estonia “Estonia Skinest Ballkan Railëay”, që synon marrjen me koncension të të gjithë sistemit hekurudhor shqiptar. Hekurudhat shqiptare kanë një rrjet prej 447 km linjë kryesore, me një inventar prej 25 lokomotivash dhe mbi 290 vagona gjithsej. Vitin e kaluar hekurudhat transportuan mbi 400 mijë ton mallra dhe 1.2 milion udhëtarë.
...