E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria jep 109 milion lekë për zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit kavajë

Rruga hyrëse e qytetit të Kavajës do të zgjerohet falë një investim prej 109 milion lek, financim i qeverisë shqiptare.  "Rruga me gjatësi 1.4 km , që nis nga një pikë karburanti deri në Unazën e qytetit do të rikonstruktohet sipas standarteve moderne brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti",bënë të ditur burime zyrtare nga firma ndërtuese “Guri ndërtim”, e cila me firmën “Euraldi” ka fituar tenderin në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Sipas të njejtit burim, kontrata parashikon dyfishimin e gjërësisë së rrugës, e cila do të ketë katër korsi gjithsej, dhe elementë si trafikndarësi, trotuarët, sinjalistika, ndricimi dhe sistemi i kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza. Vlen të theksohet se firmat ndërtuese qe po punojnë po bashkëpunjnë me bashkinë e Kavajës dhe institucionet e tjera për azhornimin e hartave të ujësjellësit dhe telekomit, si dhe për prishjen e disa objekteve që pengojnë hapjen e plotë të rrugës prej 1.4 km, që do të bashkojë rrugën nacionale Durrës-Rrogozhinë me rrugën e unazës së qytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›