Euro shënon ulje në raport me Lekun

Ky është një fenomen që përsëritet thuajse çdo vit në këtë periudhë, për shkak të kërkesave që kanë për Lekun emigrantët që kthehen në atdhe për pushimet verore.
Në agjencitë e këmbimit, dollari blihet me 98,5 lekë dhe shitet me 92,2 lekë, ndërsa euro këmbehet me 138,8 lekë në blerje dhe me 139,4 lekë në shitje. Agjentët valutorë shpjegojnë se flukset e shkëmbimeve janë shtuar edhe pse në shuma të vogla.
Veç remitancave, nga ana tjetër në dobësimin e Euros kanë ndikuar edhe bursat ndërkombëtare. Në tregjet financiare botërore, euro ka humbur pikë duke u këmbyer me 1.39 dollar.
Euro pritet të pësojë rënie deri në fund të gushtit në raport me Lekun, me përfundimin e sezonit veror. Gjithsesi, vlen të theksohet se ajo ruan nivele më të larta se në të njëjtat periudha të viteve të mëparshme, gjë që lidhet me sasinë më të paktë të valutës që kanë sjellë emigrantët. /Start/
2011-07-14 15:49