E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia hap 75 vende të lira pune

Policia hap 75 vende të reja
pune për shërbimin civil
në strukturat e shërbimeve
mbështetëse. Vendet e punës
janë krijuar me strukturën e re
të saj, që është vënë në zbatim
prej kohësh dhe që aktualisht
kërkohen punonjës që nga Drejtoria
e Përgjithshme e Policisë së
Shtetit, te drejtoritë në qarqe e deri
te repartet autonome.
Vendet e lira të punës
Në një njoftim në faqen e
saj zyrtare në internet, Policia e
Shtetit ka shpallur 75 funksione
të lira në strukturat e shërbimeve
mbështetëse. Sipas të dhënave
zyrtare, këto vende të lira pune
janë hapur, si në qendër ashtu
edhe në qarqe. Këto vende pune
nuk janë vetëm për uniformat
blu në dispozicion, por për çdo
qytetar, i cili ka mbaruar arsimim
përkatës, sipas kritereve të veçanta
që kërkohen për funksionet e lira.
Burimet policore shpjegojnë se 49
vende të lira janë në dispozicion
në drejtoritë përkatëse të policisë,
ndërsa 26 të tjera në repartet autonome
që varen po nga e njëjta
strukturë. Vetëm në Drejtorinë e
Përgjithshme të Policisë së Shtetit
janë hapur dhjetë vende pune,
ndërsa në drejtoritë rajonale të
kufirit pesë të tjera. Ndërsa në
Drejtorinë e Policisë së Tiranës
janë aktualisht vakante tetë vende
të lira. Në faqen e saj zyrtare në
internet, policia ka rreshtuar të
gjitha funksionet e lira në çdo qark
dhe kriteret përkatëse për këto
vende pune.
Konkurrimi i hapur
Por, për të zënë këto vende,
policia ka menduar që të mbledhë
të gjitha aplikimet dhe në bazë të
konkursit të përzgjedhë njerëzit
që do të kenë këto funksione në të
ardhmen. Burimet zyrtare policore
shpjegojnë se aplikimi për këto
vende pune ka nisur që më datë 25
korrik dhe do të zgjasë deri më 20
gusht. Aplikantët do të dorëzojnë
dokumentet përkatëse, sipas informacionit
të dhënë për konkurrim,
duke vënë në dispozicion edhe
adresat apo numrat përkatës të
telefonit dhe nëse do shpallen
fitues, ata do të informohen në
një datë të caktuar nga drejtuesit e
policisë. Madje, për këto të dhëna,
ata mund të informohen edhe në
drejtoritë e policisë në qarqe, ku
është shpërndarë informacioni
i nevojshëm. Sipas policisë, në
disa raste është e nevojshme që
konkurrentët të kenë arsim përkatës,
si në ekonomik, informatikë,
apo ndonjë degë tjetër, sipas funksionit
të lirë që ka struktura.
Pagat për funksion
Pas shqyrtimit paraprak të dokumentacionit,
më datë 24 gusht,
në Drejtorinë e Përgjithshme të
Policisë së Shtetit do të shpallet
lista e konkurrentëve, që do të
vazhdojnë më tej konkurrimin,
si dhe data, ora dhe vendi kur do
të zhvillohet intervista me gojë.
Nga të dhënat zyrtare mësohet
se fillimisht, konkurrentët do të
paraqesin dokumentet përkatëse
dhe më pas, ata do t‘i nënshtrohen
intervistës me gojë. Konkurrentët,
të cilët kanë punuar më parë, kanë
gjuhë të huaj, apo specializime të
ndryshme, do të kenë përparësi në
konkurrim. Policia që në njoftimin
e dhënë për funksionet e lira ka
përcaktuar edhe pagën që do të
jetë sipas funksionit, duke shtuar
edhe 2 për qind të vjetërsisë në këtë
punë. Pagat janë përcaktuar me
ligj sipas funksionit që do të kenë
në çdo strukturë të policisë dhe
janë bashkangjitur në njoftimin e
dhënë për vendet e lira të punës.
E njëjta procedurë është ndjekur
për të gjitha funksionet, qoftë të
drejtorive përkatëse, apo edhe të
reparteve autonome.

Funksionet e lira

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit: 10 vende
Në Drejtoritë Rajonale të Kufi rit dhe Migracionit: 5 vende
Në Drejtorinë e Policisë Tiranë: 8 vende
Në Drejtorinë e Policisë Vlorë: 6 vende
Në Drejtorinë e Policisë Berat: 2 vende
Në Drejtorinë e Policisë Dibër: 3 vende
Në Drejtorinë e Policisë Durrës: 3 vende
Në Drejtorinë e Policisë Elbasan: 2 vende
Në Drejtorinë e Policisë Fier: 3 vende
Në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër: 2 vende
Në Drejtorinë e Policisë Korçë: 2 vende
Në Drejtorinë e Policisë Lezhë: 1 vend
Në Drejtorinë e Policisë Shkodër: 2 vende
Në të gjitha repartet autonome: 26 vende

Ja çfarë dokumentesh
duhen për konkurrim
Brenda datës së përcaktuar më
lart, çdo konkurrent duhet të
paraqesë një sërë dokumentesh
për aplikim. Burimet policore
tregojnë se konkurrenti duhet të
paraqesë një kërkesë për aplikim,
duke e shoqëruar edhe me CV-në
përkatëse. Veç kësaj, çdo konkurrent
duhet të ketë në dosjen e
aplikimit fotokopje të noterizuar
të diplomës apo shkollës së
mesme, të shoqëruar me listën e
notave. Ndërsa për dokumentet
e identifi kimit, personi duhet të
paraqesë certifikatë personale
me fotografi , certifi katë familjare,
si dhe një raport mjekoligjor, i
cili është shumë i rëndësishëm.
Ndërsa për kualifi kimet e cituara
në CV-të përkatëse, konkurrenti
duhet të paraqesë në dosjen e
aplikimit kopje të noterizuara
të dëshmive e certifi katave për
to. Nëse ka punuar më parë, ai
duhet të tregojë referenca nga
punëdhënës të mëparshëm,
por ky është një kriter edhe jo
shumë i nevojshëm. Në fund
të aplikimit duhet të vendosë
numrin e telefonit për t‘u kontaktuar,
si dhe adresën e plotë të
vendqëndrimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›