E Diel, 1 Nëntor 2026

Lubna, gruaja që sakrifi kon për "pantallonat"

Qëndron e ulur në karrigen e
restorantit ku nisi edhe përvoja
e saj më e hidhur. Teksa
qëndron e qetë, Lubna Hussein
sheh herë pas here nga veshja që
i hapi aq shumë probleme në vendin e
saj, Sudanin, dhe e bëri të famshme në
të gjithë botën: pantallonat. Në vështrimin
e saj nuk mund të mos vesh re një
ndjenjë humori, por edhe pakënaqësie.
"Në Sudan gratë që veshin pantallona
zakonisht dënohen me goditje kamxhiku",
thotë gruaja kurajoze. Ish-gazetarja
mund të provojë në kurrizin e saj 40
fshikullima, nëse sot do të fajësohet sipas
ligjit 152 të Kodit Penal sudanez, i cili
ndalon veshjet e padenja nga gratë në
publik. Veç kësaj, asaj mund t‘i vihet edhe
një gjobë shumë e madhe. Cili është përcaktimi
i saktë i nocionit "e padenjë" që
përmendet në ligj, nuk dihet. Një muaj
më parë Lubna ndodhej me një grup
njerëzish në një restorant që ndodhet
në një zonë të populluar të kryeqytetit
të Sudanit, Khartoum, e po dëgjonin një
këngëtar egjiptian. Befas e gjithë situata
u përmbys nga ndërhyrja e një skuadre
me policë që hynë në restorant dhe i
urdhëruan të gjitha gratë në sallë që të
ngriheshin në këmbë dhe të tregonin
se çfarë kishin veshur. Më pas vunë në
pranga të gjitha zonjat që kishin veshur
pantallona. Lubna, që mbante një palë
pantallona blu dhe një shall me lule, u
dërgua drejt e në rajonin e policisë. "Në
sallën e koncertit kishte 13 gra dhe e
vetmja gjë që kishim të përbashkët ishte
se të 13-a kishim veshur pantallona. Ato
morën menjëherë 10 goditje me kamxhik
dhe një gjobë prej 250 paundësh
sudanezë. Njëra nga vajzat ishte 13 vjeçe
dhe nga dhimbjet e frika bëri urinën në
mbathje". Ndërsa vetë Lubna kërkoi një
avokat, kështu që rasti i saj u la për t‘u
shqyrtuar më vonë. Pavarësisht rrezikut
që mund t‘i kanoset, gruaja guximtare
është e vendosur që gjyqi i saj të vazhdojë
para seancës së parë. Të mërkurën e
kaluar ajo printoi 500 ftesa dhe ua dërgoi
me e-mail personave të ndryshëm.
Përmbajtja e ftesave ishte: "Gazetarja
sudaneze Lubna ju fton që të merrni
pjesë në rrahjen e saj". Salla ku do të
zhvillohej gjyqi ishte e mbushur me gra
e vajza aktiviste të të drejtave të njeriut,
me politikanë, diplomatë e gazetarë,
si edhe me njerëz që e mbështesnin.
Gjatë seancës, Lubna deklaroi se ajo do
të jepte dorëheqjen nga puna e saj si një
ofi cere e informimit pranë Kombeve të
Bashkuara, të cilat e kishin pajisur me
imunitet. Gjykatësi pranoi dhe e shtyu
vendimin për sot. Lubna vetë thotë se
nuk ka frikë nga dënimi. "Dënim për
çfarë? Më besoni që nuk e kam fare frikë.
Ajo që më dhemb nuk është goditja e
kamxhikut, por fyerja dhe jo për mua
personalisht, por për gratë, për qenien
njerëzore, si edhe për vetë qeverinë e
Sudanit. Kjo është një qeveri që godet
njerëzit", thotë ish-gazetarja.
Ajo është e vendosur që të përballet
me të gjitha pasojat e mundshme nëse
kjo do të jetë në dobi të ndryshimit të
ligjit. "Qëndresën nuk po e bëj për vete,
por sepse e ndiej se ky është shansi që
më jepet për të mbrojtur gratë e Sudanit.
Në këtë vend gratë shpesh arrestohen
dhe rrihen me kamxhik vetëm për shkak
të veshjes së tyre. Kjo situatë ka 20 vjet
që vazhdon. Një dënim i tillë është
shkatërrimtar për jetën e vajzave. Një
pjesë e madhe e atyre që janë dënuar
nuk kanë më guxim, ose nuk lejohen
nga familja për të vazhduar shkollën,
ndonjëherë ato nuk pranohen më as në
gjirin e familjes dhe ndoshta nëse janë
të fejuara braktisen nga bashkëshorti i
ardhshëm. Lubna është një vejushë në
moshën 30-vjeçare dhe thotë se deri tani
gratë janë dënuar dhe kanë qepur gojën.
Një dhunim i tillë ka ndodhur që nga
viti 1989, kur Presidenti aktual i vendit,
Omar el-Bashir erdhi në pushtet. Për
shumë kohë Sudani ka qenë në "luftë"
me Perëndimin. Ai u bë strehë e Osama
Bin Ladenit në vitet ‘90 dhe është ende
në listën amerikane të vendeve që kanë
mbështetur terrorizmin, edhe pse, sipas
një zyrtari amerikan, nuk ka më arsye
që ky vend të vazhdojë të jetë në këtë
listë. Lubna thotë se shqetësimi i saj
nuk ka të bëjë me politikën. Indinjata e
saj buron nga ajo që sipas saj përbën një
interpretim të gabuar të fesë myslimane.
"Islami nuk e përcakton nëse një femër
duhet, apo nuk duhet të veshë pantallona;
islami nuk thotë se gratë duhet të
rrihen me kamxhik, sepse veshin pantallona.
Në librat e shenjtë nuk ka asgjë
të tillë, madje në to thuhet se dënohen
burrat që i keqtrajtojnë gratë". Që ditën
e parë të këtij lajmi, Lubna është shndërruar
në një nga personazhet kryesore
të shtypit Perëndimor. Ajo shihet si
një heroinë dhe si një grua që kërkon
ndryshim. E, megjithatë, në lidhje me
Perëndimin ajo thotë: "Perëndimi nuk
e kupton mirë Islamin dhe e gjykon atë
sipas asaj që thonë liderë të ndryshëm.
Shpesh ata e shtrembërojnë gjithçka si
në rastin konkret që veshja nuk ka të
bëjë fare me librin e shenjtë". Lubna
vazhdon të "bombardohet" përditë me
mesazhe e letra nga e gjithë bota, për
shkak të simpatisë që ka ngjallur veprimi
i saj guximtar. Familja e ka mbështetur
shumë dhe ndoshta sepse ata e njohin
fare mirë Lubnën. Për herë të parë ajo
u arrestua 15 vjet të shkuara si një aktiviste
në një protestë studentore dhe
më pas është thirrur disa herë në polici
për të shpjeguar domethënien e disa
shkrimeve të saj satirike e ironike ndaj
qeverisë. Rasti i pantallonave të ishgazetares
është politizuar menjëherë.
Lëvizja Sudaneze Popullore për Liri, që
përfaqëson shumicën jomyslimane në
koalicionin qeveritar, ka bërë thirrje
për ndryshim të ligjit. Deri në vendimin
e sotëm ajo mban ende të veshura pantallonat,
por a do të vazhdojë ta bëjë
edhe sikur të dënohet me 40 goditje
me kamxhik? Nëse gjykata do të vendosë
kundër meje do ta çoj çështjen
në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse
më fajësojnë, do të jem e gatshme të
dënohem, jo vetëm me 40 goditje, por
me 40 mijë, sepse nëse do të merret ky
vendim do të thotë se ne jemi vërtet në
një situatë të rëndë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›