E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia heton transferimin e Bebes në Man Utd

Transferimi me vlerë prej 7.5 milionë funtesh i mesfushorit Bebe në Manchester United është duke u hetuar nga policia antikorrupsion në Portugali, ka njoftuar e përditshmja britanike, Daily Mail.

Rreth 3 milionë funte nga vlera e transferimit thuhet se janë zhdukur. Bebe iu bashkua Unitedit nga skuadra portugeze, Vitoria Guimaraes në gusht të vitit 2010. Drejtorët e Vitorias dyshojnë se 3 milionë funtet e lartpërmendura janë marrë nga menaxheri i Bebes, edhe pse ai nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë.

Megjithatë, nuk ka sugjerime se United ka bërë diçka gabimisht sa i përket transferimit të futbollistit, por problemi qëndron te Vitoria dhe menaxheri i tij. Bebe nuk arriti të zërë vend në Old Trafford dhe aktualisht është i huazuar në Besiktas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›