E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger insiston rreth teknologjisë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përsëritur thirrjen për përdorimin e videoteknologjisë në Premierligë për të ndihmuar gjyqtarët të marrin vendime korrekte.

Francezi, përkrahës i teknologjisë, ka përsëritur thirrjen pas një serie të gabimeve gjatë kësaj jave. Të dy golat e Chelseas kundër Wiganit ishin shënuar nga pozita jashtë loje, derisa Manchester Unitedit iu mohua një penallti kundër Wiganit, kur mbrojtësi Maynor Figueroa kishte luajtur me dorë.

“Është koha t’u ndihmojmë gjyqtarëve dhe më në fund të përdorim teknologjinë”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›