Tiranë, kapet banda e hajdutave të banesave
TIRANE- Një grup kriminal i akuzuar si autor i disa grabitjeve të banesave në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit para se të “arratiseshin” nga Shqipëria.
Për t'iu shmangur drejtësisë, autorët e grabitjeve, kishin rezervuar e prerë biletën e avionit për t’u larguar jashtë kufijve të Shqipërisë.
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini informoi sot se në pranga janë vënë Fatjon Dajçi, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, Eduart Bibollari, 18 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes”, 16 vjeçarja me iniciale Sh.E, si dhe Neglin Kruda, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndërkohë, që nën këtë akuzë, është arrestuar tre ditë më parë edhe 17 vjeçari me iniciale J.Q, nga Tirana, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas aktualisht ndodhet i arrestuar për vepren penale të vjedhjes e ndodhur më datë 8 shkurt 2011.
Nga hetimet e deritanishme, mësohet se këta shtetas janë autorë të vjedhjes me armë të disa banesave.
Banda është autore e vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim të banesës së shtetasit Ismail Nanushi, vjedhje kjo e ndodhur më datë 31.12.2010, në rrugën “Shyqyri Ishmi. Gjithashtu është arritur që të zbulohet dhe të dokumentohet edhe vjedhja me dhunë e me armë banesës së shtetasit Zhaklin Mece, ndodhur më datë 04.02.2011, në rrugën “Qesaqak” Tiranë.
Nga kontrollet e banesave të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë të markes “MINIBLOV, ora dore të markes “ROLEKS”, si dhe disa bizhuteri floriri, kamer dixhitale, ora të ndryshme dore, si dhe disa aparate celularë.
Ndërsa ndaj katër të rinjëve u mor masa e menjëhershme e arrestit, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbulimin dhe dokumetimin e vjedhjeve të tjera të cilat dyshohen se janë kryer nga ky grup kriminal.
(s.g/atsh/BalkanWeb)