E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Lezhë, banorët braktisin shtëpitë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Manati në rrethin e Lezhës. Sipas informacioneve zjarri i fuqishëm ka përshirë hektarë të mëdha toke dhe rrezikohen edhe banesat përreth duke bërë që banorët të frikësuar të braktisin shtëpitë e tyre.
Zjarrfikësit të cilët ndodhen në vatrat e zjarrit po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve por përhapja e shpejtë e tyre e ka bërë pothuajse të pamundur shuarjen e zjarrit. Zona e thellë malore dhe rruga e keqe e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfikësve nga toka prandaj është kërkuar ndihmë edhe nga ushtria. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në fshatin Manati të rrethit të Lezhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›