E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ka mbajtur nën vëzhgim një xhami shqiptare në New York

Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në Tompkinsville të State Island është një nga zonat, që Departamenti i Policisë së New Yorkut e mbajti nën vëzhgim të gjatë në përpjekje për të luftuar terrorizmin, bëri të ditur agjencia e lajmeve Associated Press.

Departamenti i Policisë e pati shënjestruar këtë zonë, për shkak të “fluksit të lartë” të emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova dhe në një “përqindje më të ulët”, nga Shqipëria.

Raporti sekret i policisë thotë se “bizneset shqiptare” qenë përqendruar përgjatë bulevardit “Victory” dhe përfshinte klube, dyqane ushqimesh hallall etj, që frekuentoheshin përgjithësisht nga burra shqiptarë pas faljeve. Xhamia që gjendej në numrin 307 të bulevardit Victory, qe mbajtur nën vëzhgim.

Në seksionin mbi këtë vëzhgim, policia thotë: “Imami ka mundësi të ketë lidhje me xhaminë Al-Faruk në Brooklin” dhe “komuniteti shqiptar pretendon se ka grumbulluar 5 milionë dollarë për xhaminë në vitin 1990.” Sipas policisë, vizitorët këtu janë myslimanë sunitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›