Policia kërkesë Prokurorisë për ndjekje penale minatorëve
“Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka vendosur marrjen e masave për sigurimin e rendit e të qetësisë publike dhe garantimin e zhvillimit normal të tubimit më datë 04 mars 2010, ora 11.00’ deri më 13.00’, përpara Selisë së Kryeministrisë Tiranë, pa u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve automjeteve në rrugë”, thekson deklarata.
Në përfundim të afatit të tubimit, policia sqaron se i është kërkuar Sindikatës së Minatorëve, drejtuesit të tubimit Zotit Fiqiri Xibri, të ndërpresë tubimin dhe të largojë pjesëmarrësit qetësisht, me qëllim qarkullimin e automjeteve në Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kërkesë e cila nuk është zbatuar.
“Ndodhur në këto kushte, rreth orës 13:20’oficeri i policisë përgjegjës ka urdhëruar spostimin e pjesëmarrësve në këtë tubim, tashmë të paligjshëm, duke përdorur shtytjen pa përdorim të forcës. Pas disa minutash drejtuesi dhe pjesëmarrësit në tubimin e paligjshëm janë zhvendosur pranë trotuarit dhe lulishtes “Vëllezërit Frashëri” ku dhe janë larguar qetësisht”, vijon komunikata.
Nga ana e strukturave të Policisë së Tiranës, do të referojë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku do të kërkojë fillimin e procedimit penal, për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit publik”, dhe ligjit për “Organizmin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme”.