Policia kërkon zhbllokimin e Bulevardit, Edi Rama snobon ligjin dhe rendin kushtetues
Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, përmes një letre drejtuar numrit një të degës së Partisë Socialiste të kryeqytetit, Besnik Bare shpreh shqetësimin për përkeqësimin e situatës në trafikun rrugor. Vocaj bën me dije se “nëse bllokimi Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, kjo do ta përkeqësojë edhe më tej lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve në Tiranë". Duke ripërsëritur kërkesën për zhbllokimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thekson se “vënia e çdo pengese dhe ndalimi me çdo mjet i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik në kundërshtim me ligjin, përbën Vepër Penale".
Por Kryetari i Partisë Socialiste që ndodhej sot mes grevistëve refuzoi t’i përgjigjej letrës së policisë, duke u shprehur shkurt se në këtë konflikt “Policia e Shtetit nuk ka punë”.
...