E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon “greva e urisë” e ylberistëve, Edvini në rolin e tellallit që gërthet nga jashtë çadrave

Vazhdon “greva e urisë” e ylberistëve, Edvini në rolin e tellallit që gërthet nga jashtë çadrave

Ka hyrë në ditën e tretë sabotimi ushqimor i deputetëve të Partisë Socialiste, sipas këshillës tekanjoze të kryetarit frikacak.
Nisur nga urdhëri i prerë i Byrosë Politike të nomeklaturës së bllokmenëve të rinj, Edvini, ashtu sikurse edhe Enveri në historinë e tij të diktaturës, në ballë të kundërshtarit, nxirrte vasalët e vet, duke u faturuar atyre eleminimin e përjetshëm, ndërsa konfirmohej mbijetesa e liderit.
Futja e 22 deputetëve të selisë ylberiste dhe 200 simpatizantëve në grevë urie, ndërkohë që nga ana tjetër, kapërdirja e lakuriqit të socialistëve, në kurriz të socialistëve të vërtetë dhe përdorimi i tyre si paçavurre politike, tregon qartë keqpërdorimin e PS-së dhe simpatizantëve të saj, duke i vënë në shërbim të një klike të plagosur dhe fatale për vetë opozitën dhe njëherazi edhe për të ardhmen e vendit. Edi Rama nuk pranoi të bëhej pjesë e grevës së urisë dhe për të shpëtuar nga kjo, zgjodhi 22 kurbanë nga radhët e veta dhe 200 simpatizantë të marrë me forcë nga veprimet mafioze të Baftjar Zeqos në Fier dhe Shpëtim Gjikës në Vlorë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›