E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiteni Zaneti sheh vetëm sukesin në Superkupë

 

“Është një gjë shumë e bukur stërvitja këtu dhe unë kam besim se do të fitojmë”. Havier Zaneti, kapiteni i zikaltërve është shumë i karikuar për sfidën kundër Lacios e vlefshme për Superkupën. “Entusiazmi i tifozëve kinezë na ka dhënë zemër edhe ne dhe shpresojmë që stadiumi të jetë i mbushur me tifozë”. Më pas mbrojtësi argjentinas, ka bërë një koment për blerjen më të bujshme të Interit këtë sezon, Samuel Eto: “Ai sillet shumë mirë dhe ne jemi të kënaqur që do ta kemi shok skuadre. Tek Barcelona ka shënuar dhe ka fituar shumë. Në Milano është ambientuar menjëherë. Objektivi ynë është që ta ndihmojmë sa më shumë për të shënuar. Ibra? Ka dhënë shumë për këtë skuadër së bashku me të gjithë ne, tani vendosi të largohej, është zgjedhja e tij dhe duhet respektuar. Unë dua t’i uroj gjithë të mirat. Megjithatë, është larguar një kampion dhe ka ardhur një tjetër – është shprehur Zaneti – Më krahasojnë me Maldinin? Jam shumë i nderuar. Kruz? U largua nga Interi dhe mund të bëjë çtë dojë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›