Korrupsioni në METE, pranga kandidatit për deputet të LSI-së
18/11/2011 Bashkë me Roland Celmetën, në pranga dhe 7 të tjerë. Bënin kalibrime fiktive
NE-Arrestohet kandidati i LSI-së për deputet në Tiranë Roland Celmeta, pasi nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar i implikuar në aferat korruptive. 40-vjeçari Celmeta, që njihet si eksponent i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-këshilltar në bashkinë e kryeqytetit, që prej vitit 2009 mbante postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të Meteorologjisë, që shërben për kalibrimin e njësive matëse në depozitat e karburanteve, të gazit, peshoreve të floririt, bukës etj. Ndalimi i Celmetës është kryer në ambientet e zyrës së tij të punës, operacion që më pas është shoqëruar dhe me arrestimin e 8 vartësve të tij, që kryenin detyrën e inspektorit në këtë drejtori. Mes të ndaluarve është një tjetër drejtor shtetasi Moisi Mosabelliu me detyrë drejtues i Drejtorisë Rajonale të Meteorologjisë Tiranë. I vetmi që ka mundur t’i shpëtojë prangave deri në këto momente është një inspektor nga kryeqyteti, i cili tashmë është shpallur në kërkim policor. Hetimi 7-mujor i prokurorit të njësisë Task-Forcë, Sotir Kllapi, ka nxjerrë në sipërfaqe një skemë korruptive, ku zyrtarët e lartë prej muajsh e aplikonin duke mundësuar përfitimin e shumave të mëdha financiare. Duket se bashkëpunëtorë të kësaj afere kanë qenë dhe pronarët e bizneseve private, kryesisht karburante, furra buke, dyqane floriri etj, të cilët pasi paguanin shuma parash që varionin nga 100 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra, arrinin të ndërhynin në aparaturat matëse, me qëllim mashtrimin në peshë të konsumatorëve. Ata që prekeshin më tepër nga kjo skemë korruptive, ishin qytetarët të cilët pavarësisht se paguanin çmimin financiar për një litër naftë, kg bukë apo gramë flori, nuk arrinin ta merrnin peshën që paguanin. Pavarësisht se njësia matëse tregonte sasinë e kërkuar nga konsumatori, realisht ajo që merrej ishte shumë më pak nga çfarë tregohej. Mësohet se bizneset që parapaguanin për një skemë të tillë abuzimi, nuk inspektoheshin vazhdimisht nga inspektorët e Meteorologjisë ose pasijet matëse çertifikoheshin me vula fallco, çka tregon se ata ushtronin detyrën e tyre në terren të komanduar nga drejtuesit e institucionit. Sipas akuzës, një gjë e tillë faktohet nëpërmjet përgjimeve telefonike, ku drejtuesit jepnin urdhra për inspektorët e tyre që të kryenin inspektime të fiksuara që më parë për rezultatet e tyre përfundimtare, pa kryer më parë matjet e detyrueshme. Skema abuzive u denoncua në Prokurorinë e Tiranës nga vetë Drejtoria e Meteorologjisë, pas ankesave se individë të ndryshëm prezantoheshin në subjekte si punonjës të kësaj drejtorie duke kërkuar para, kundrejt këtij shërbimi. Prokuroria ka regjistruar procedimin penal fillimisht për mashtrim, por më pas rezultoi se pjesëtarë të administratës ishin të implikuar në një skemë akoma dhe më të madhe abuzimi.
I pesti në listë
Roland Celmeta, në zgjedhjet parlamentare të 2009 ishte renditur i pesti nga Lëvizja Socialiste për Integrim në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Më parë ai ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Bashkisë së kryeqytetit, ku mbronte ngjyrat e LSI-së. Celmeta njihet si eksponent i lartë i kësaj lëvizje duke u angazhuar në aktivitete dhe forume të ndryshme të saj. Pritet që brenda tre ditëve ai të dalë para gjykatës më masë sigurimi.
Ministria analizë
Fill pas arrestimeve, Ministria e Ekonomisë ka reaguar duke pohuar se distancohet nga veprimet korruptive të çdo individi, i cili abuzon me detyrën e shtetit. Për METE-n, çdo person mban përgjegjësi individuale për punën dhe veprimet e tij. METE do të nisë urgjentisht analizat e duhura jo vetëm në Drejtorinë e përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, por edhe në të gjitha institucionet e tjera të varësisë, duke marrë të gjitha masat.
Të arrestuarit
Roland Celmeta drejtues
Moisi Musabelliu drejtues
Armand Xhika inspektor
Kristaq Thanasi inspektor
Sokol Lami inspektor
Hetem Basho inspektor
Agron Damzi inspektor
Armand Shuaipi inspektor
Një në kërkim inspektor