E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Fier qysh prej 2 ditësh pa energji elektrike

18/11/2011  Pati qark të shkurtër në linjë, CEZ asnjë ndërhyrje

FIER- Edhe institucioni i Bashkisë Fier vuan qysh prej 2 ditësh mungesën e energjisë elektrike. Errësirë, kompjuterë dhe laptopë të fikur është pamja e zyrave të njësisë së pushtetit vendor të qytetit të Fierit qysh nga mesdita e së martës. Sipas specialistëve të kësaj Bashkie, djegia e një kabulli elektrik dhe një qark i shkurtër ka bërë të mundur ndërprerjen e energjisë elektrike qysh prej 2 ditësh dhe se çdo lajmërim që i është bërë CEZ-it ka qenë fare pa dobi. Punonjësit e Bashkisë Fier pohojnë se kanë ngelur pa punë prej dy ditësh dhe se shërbimi ndaj qytetarit ka qenë në nivelin zero. Kjo për faktin se çdo shërbim është tashmë i kompjuterizuar dhe on line. Bashkitë me njësinë vendore ka ngelur pa punë edhe Qendra e Regjistrimit të Biznesit në Fier për shkak se ata punojnë brenda të njëjtës godinë me Bashkinë Fier. Sipas specialistëve të CEZ po punohet intensivisht për riparimin e dëmit të shkaktuar dhe ata besojnë se ditën e nesërme do të mundësohet edhe rilidhja e energjisë elektrike. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›