Policia kthen 20 klandestinë dhe arreston dy organizatorët
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Vetëm pak ditë pas tragjedisë së Butrintit, ku humbën jetën 5 persona, një tjetër grup klandestinësh guxojnë të prekin tokën helene përmes këtij liqeni. Kësaj here, një 25-vjeçar ka marrë përsipër të kalojë përtej kufirit 18 shqiptarë. Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme, janë ndaluar, pa kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, dy persona, të cilët kishin zgjedhur portin e Durrësit për t u larguar në mënyrë klandestine. Policia ka vënë në pranga dy organizatorët e trafikut si dhe ka lanë të lirë klandestinët pas verifikimeve të kryera.
Klandestinët
Plot 18 klandestinë kanë tentuar të kalojnë dje ilegalisht drejt Greqisë. Emigrantët ilegalë ndodheshin në qytetin e Sarandës që prej së dielës, dhe do të prisnin natën që të mund të kalonin në shtetin helen. Klandestinët i kanë treguar policisë se do t i paguanin 25-vjeçarit 300-800 euro secili, në varësi të largësisë së destinacionit. Pasi janë marrë në pyetje nga nga blutë e Sarandës, klandestinët janë lënë të lirë. Sipas burimeve nga policia, mësohet se dje në mëngjes, rreth orës 03.45 minuta të mëngjesit, policia e Sarandës arrestoi Luan Nokën nga fshati Shkurraj i rrethit të Lezhës. Sipas hetimeve, 25-vjeçari kishte organizuar kalimin klandestin të 18 shqiptarëve nga Saranda në Greqi përmes Konispolit. Gjithashtu, po dje, dy persona kanë tentuar të kalojnë kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Polica e Durrësit njoftoi se është bërë arrestimi në flagrancë i Agron Bilalit, 33 vjeç, lindur e banues, në Ferizaj, Kosovë. Po nga këto burime mësohet se ka nisur hetimi në gjendje të lirë dhe për Eglantina Pjetrin, 19 vjeçe, nga Puka. Kosovari Bilali, është arrestuar pasi dy ditë më parë, rreth orës 17:30, është kapur në flagrancë nga punonjësit e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Italisë me një nga tragetet e linjës Durrës-Ankona. Për këtë gjë ai kishte përdorur një lejeqëndrimi zvicerane me gjeneralitete të tijat, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Ndërkaq që ka filluar procedimi penal ne gjendje të lirë për 19-vjeçaren, Eglantina Pjetri, banuese në lagjen numër 14, Durrës. Burime nga policia bënë të ditur se hetimet ndaj saj kanë filluar pasi tri ditë më parë, rreth orës 23:00, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Policisë Port, Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Ajo ka qenë duke kaluar kufirin me një pasaportë shqiptare në faqen 7 të së cilës ndodhej një vizë gjermane me të dhënat e një shtetaseje tjetër. Ajo kishte shfrytëzuar ngjashmërinë fizike me të, për të kaluar. Mbi dy personat, kanë nisur hetimet për akuzën e “falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”, dhe dosja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008