E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia masa për parandalimin e aksidenteve

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës bëhet e ditur sot se ka nisur shpërndarja e letepalosjeve ne hyrje te autostrades Tirane-Durres per te sensibilizuar drejtuesit e automjeve te jene me te kujdesshem 

TIRANE-Policia e Qarkullimit Rrugor e Qarkut të Tiranës ka marrë një iniciatië të re për parandalimin e aksidenteve në rrugë, që kohët e fundit janë shpeshtuar. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës bëhet e ditur sot se ka nisur shpërndarja e letepalosjeve ne hyrje te autostrades Tirane-Durres per te sensibilizuar drejtuesit e automjeve te jene me te kujdesshem per te parandaluar keshtu aksidentet, qe ditet e fundit kane marre shume jete njerezish e kane lenduar shume te tjere.

Sipas policisë rrugore së Tiranës shkak për aksidente janë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe ne këtë rast u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve për ulje të shpejtësisë si dhe përdorimi i alkolit. Për këto arsye policia ka shtuar kontrollet me anë të patrullave të policëve rrugorë në austrostradën Tirane-Durres si dhe ka përcaktuar masat për shkelësit e Kodit të Qarkullimit.
Në këtë aks gjatë 3 viteve të fundit kanë ndodhur 64 aksidente me pasojë vdekjen.
Nderkohe vetem diten e djeshme, tre persona te se njejtes familje humben jeten ne menyre tragjike ne aksin Lezhe-Shkoder.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›