Policia ndërtimore shemb ndërtesën e kunatit të Dashamir Pezës

Policia e ndërtimit ka marrë nismën për të rrëzuar ndërtesën e kunatit të deputetit të PS-së Dashamir Peza. Ndërtesa prej 12 katesh e cila ndodhet prapa hotel "Tirana" në kryeqytet ka filluar të shembet pas një urdhri të nxjerrë nga kryeinspektori i policisë ndërtimore Hekuran Hoxhaj i cili thekson se në përputhje me ligjin 2502 për urbanistikën kjo ndërtesë është e paligjshme. Mësohet se kjo ndërtesë është në pronësi të shtetasit Ilir Mata, kunatit të deputetit Dashamir Peza dhe ishte destinuar të bëhej hotel. Fadromat e policisë ndërtimore filluan për prishjen e fasadës së kësaj ndërtese duke e ndërprerë operacionin e prishjes më vonë për shkak të errësirës duke e nisur sërish nesër në orët e para të paradites.
Gjithashtu në vendngjarje ishin të pranishëm edhe ish- nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduart Shalsi dhe punonjësit e policisë bashkiake të cilët po vëzhgojnë prishjen e objektit.
Ndërkohë këtë ndërtesë e ka denoncuar edhe Kryeministri Sali Berisha i cili ka theksuar se kjo ndërtesë është e ndërtuar në kundërshtim me ligjin.